Thursday , October 18 2018
Lajmi i fundit

Beograd: LEONORA BASHA NË BALKAN ART FASHION EVENT

 

LeonoraLeonora Basha dhe Fjolla Qela kësisoj kanë prezantuar para pak ditësh në Beograd koleksionin e tyre “The Balance”.

Koleksioni i të vetmeve shqiptare në këtë ngjarje në Serbi erdhi para publikut të Balkan Art Fashion – një ngjarje e njohur e modës në kryeqytetin serb.

“Koleksioni paraqet balancimin e karakterit të fuqishëm të femrës dhe ndërlidhjen e saj me pamjen e jashtme, që shprehë karakter të fortë, fuqi dhe në të njëjtën kohë brishtësinë femërore”, tregon Basha për KultPlus.

Në Dom Omladine, vajzat nga Serbia kanë parakaluar edhe me veshjet e dy shqiptareve. Ngjyrat e koleksionit nisin me ngjyrën krem e deri tek ngjyra e zezë, ndërsa gjithsej janë paraqitur dhjetë veshje nga ky koleksion.

Janë rreth 30 dizajnerë e kreatorë që pranohen në këtë organizim, nga i tërë Ballkani./ KultPlus.com

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top