Sunday , January 19 2020
Lajmi i fundit

Beqir Sella: BUXHETI I VITIT 2020

 

Beqir SellaProjekt buxheti ështe njëri ndër dokumentet më të rëndësishëm për Komunën e Ulqinit. Planifikimi i buxhetit të Komunës së Ulqinit për vitin 2020 në shumën prej 13,885,500 Euro do të thotë marrje e një përgjegjësie të madhe për realizimin e tij.

Duke pasur parasysh realizimet e buxheteve të viteve të kaluara mund të themi që në fillim që edhe ky buxhet do jetë i parealizuar.

Parametrat që e tregojnë këtë janë si në vijim:

  • Planifikimi jo real i të hyrave nga tatimet;
  • Rimbursimi jo real për rregullimin dhe ndërtimin e tokës ndërtimore;
  • Si dhe, hua dhe kredi për investime kapitale.

Kjo bën që buxheti i Komunës së Ulqinit për vitin 2020 do të realizohet në përmasa 50-60%.

Tek shpenzimet buxhetore shihet një anashkalim dhe lënie pas dore të ndërmarrjeve publike të themeluara nga Komuna e Ulqinit.

Duke u nisur nga Ndërmarrja për Veprimtari Komunale ku planifikimi për këtë ndërmarrje është shumë i ulët në krahasim me punën që bën ajo në teren në bazë të programit të saj për mirëmbajtje dhe pastrimin e qytetit.

Duke përfunduar tek Ndërmarrja për Kultivimin e Egërsirave e cila me shumën e planifikuar nuk mund të egzistojë në asnjë mënyrë. Për këtë arsye nevojitet ndryshime strukturore në hartimin e politikave buxhetore duke u nisur nga planifikimi, dedikimi deri tek mënyra e shpenzimeve në mënyrë transparente dhe të drejtë.

Meqë jemi duke diskutuar për shpenzimet kapitale shuma e paraparë prej 6,276,000 Euro është një shumë që të bën të mendosh në vitin zgjedhor, por kur hyn në analitikën e shpenzimeve të saj tregon që edhe këtë vit shpenzimet kapitale nuk do ti kemi në Komunën e Ulqinit.

Të hyrat kapitale do ti konsumojnë përsëri të dalurat rrjedhëse dhe ekzekutimet e vendimeve gjyqësore.

Zona rurale e Anës së Malit që përbën 50% të territorit të Komunës përsëri është e lënë pas dore. Meqë shkaku dhe qëllimi është i panjohur, bëj dëshmi dhe jap sqarimet dhe arsyetimet si në vazhdim:

Në rajonin  e Anës së Malit kemi të planifikuara këto shpenzime:

  • Asfaltimin në shumën prej 55,000 €,
  • Ndriçimi në shumën prej 20,000 € i cili nuk do të realizohet,
  • Ndërtim ujësjellësi në shumën 0 €,
  • Ndërtim për vend-parkime në shumën 0 €,
  • Ndërtimi për kanalizim dhe kolektor në shumën 0 €,
  • Si dhe shpenzime të tjera kapitale në shumën prej 10,000 €.

Ajo që mund të shihet është fakti që në Anë të Malit kemi të planifikuara në total shumën prej 85,000 € investime nga shuma prej 8,687,000 €.

Interesante është fakti që investimi në 1 % të shumës totale të buxhetit kapital të Komunës së Ulqinit është paraparë për zonën e Anës së Malit e cila zë rreth 50% të territorit të Komunës në të cilën jetojnë 30% e popullatës.

Nënvlerësim për të gjithë ne, sepse nevojat për atë zonë janë të shumta, duke u nisur nga asfaltimet e reja, sanimet e rrugëve aktuale, mirëmbajtja e ndriçimit publik, ndërtimi i ujësjellsëve dhe sanimi i përrojeve në të gjitha fshatrat që po shkaktojnë dëme në tokat bujqësore.

Uroj që viti 2020 të jetë një vit i suksesshëm dhe të finalizohet me synimet e përcaktuara!

2 comments

  1. do ta tregoj vet koha se sa te angazhueshem do te jeni ne realizimin e projekteve hartuese, sepse populli esht lodh shum me premtimet e pushtetareve, sidio qoft vetem mund te them qe te jeni vigjilent ndaj punes qe beni dhe ndasht Zoti qe te keni suksese ne cdo plainifikim per qytetin ton te ulqinit.

  2. Oooo miko, kta vec flasin e pun nuk bajn. Zoti ishalla i heken kta e na prun denji njeri me ven se kta si jan tesh, sa ma lerg pi nesh. Buxheti bahet pergjith vjet, gjithmon duket bukur edhe n fun t vjetes qyteti isht n minus permi kry e kta pushtetart ja kajn shtu kontos t bankes vet edhe ka nji zero. Ska uzdaj se bahet gja ma mir n Ulqin, asnjifarit. Mu m vjen keq per kta gyrbetqart, kajn ba investime t mdhaja n Ulqin, tan me uzdaj se ka mu ba ma mir edhe me u kthy nji dit aty ku e kajn venin, par ky pushtet, edhe ata para ti tesh 20 vjet, kergja nuk kajn ba me i nimu, vec kerkojn pare neper gofundme ose mramje donatore
    E ka marr teposhtina fare

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top