Beqir Sella: BUXHETI I VITIT 2020

 

Beqir SellaProjekt buxheti ështe njëri ndër dokumentet më të rëndësishëm për Komunën e Ulqinit. Planifikimi i buxhetit të Komunës së Ulqinit për vitin 2020 në shumën prej 13,885,500 Euro do të thotë marrje e një përgjegjësie të madhe për realizimin e tij.

Duke pasur parasysh realizimet e buxheteve të viteve të kaluara mund të themi që në fillim që edhe ky buxhet do jetë i parealizuar.

Parametrat që e tregojnë këtë janë si në vijim:

  • Planifikimi jo real i të hyrave nga tatimet;
  • Rimbursimi jo real për rregullimin dhe ndërtimin e tokës ndërtimore;
  • Si dhe, hua dhe kredi për investime kapitale.

Kjo bën që buxheti i Komunës së Ulqinit për vitin 2020 do të realizohet në përmasa 50-60%.

Tek shpenzimet buxhetore shihet një anashkalim dhe lënie pas dore të ndërmarrjeve publike të themeluara nga Komuna e Ulqinit.

Duke u nisur nga Ndërmarrja për Veprimtari Komunale ku planifikimi për këtë ndërmarrje është shumë i ulët në krahasim me punën që bën ajo në teren në bazë të programit të saj për mirëmbajtje dhe pastrimin e qytetit.

Duke përfunduar tek Ndërmarrja për Kultivimin e Egërsirave e cila me shumën e planifikuar nuk mund të egzistojë në asnjë mënyrë. Për këtë arsye nevojitet ndryshime strukturore në hartimin e politikave buxhetore duke u nisur nga planifikimi, dedikimi deri tek mënyra e shpenzimeve në mënyrë transparente dhe të drejtë.

Meqë jemi duke diskutuar për shpenzimet kapitale shuma e paraparë prej 6,276,000 Euro është një shumë që të bën të mendosh në vitin zgjedhor, por kur hyn në analitikën e shpenzimeve të saj tregon që edhe këtë vit shpenzimet kapitale nuk do ti kemi në Komunën e Ulqinit.

Të hyrat kapitale do ti konsumojnë përsëri të dalurat rrjedhëse dhe ekzekutimet e vendimeve gjyqësore.

Zona rurale e Anës së Malit që përbën 50% të territorit të Komunës përsëri është e lënë pas dore. Meqë shkaku dhe qëllimi është i panjohur, bëj dëshmi dhe jap sqarimet dhe arsyetimet si në vazhdim:

Në rajonin  e Anës së Malit kemi të planifikuara këto shpenzime:

  • Asfaltimin në shumën prej 55,000 €,
  • Ndriçimi në shumën prej 20,000 € i cili nuk do të realizohet,
  • Ndërtim ujësjellësi në shumën 0 €,
  • Ndërtim për vend-parkime në shumën 0 €,
  • Ndërtimi për kanalizim dhe kolektor në shumën 0 €,
  • Si dhe shpenzime të tjera kapitale në shumën prej 10,000 €.

Ajo që mund të shihet është fakti që në Anë të Malit kemi të planifikuara në total shumën prej 85,000 € investime nga shuma prej 8,687,000 €.

Interesante është fakti që investimi në 1 % të shumës totale të buxhetit kapital të Komunës së Ulqinit është paraparë për zonën e Anës së Malit e cila zë rreth 50% të territorit të Komunës në të cilën jetojnë 30% e popullatës.

Nënvlerësim për të gjithë ne, sepse nevojat për atë zonë janë të shumta, duke u nisur nga asfaltimet e reja, sanimet e rrugëve aktuale, mirëmbajtja e ndriçimit publik, ndërtimi i ujësjellsëve dhe sanimi i përrojeve në të gjitha fshatrat që po shkaktojnë dëme në tokat bujqësore.

Uroj që viti 2020 të jetë një vit i suksesshëm dhe të finalizohet me synimet e përcaktuara!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…