Wednesday , January 16 2019
Lajmi i fundit

Beqir Sella: BUXHETI PER VITIN 2019

Beqir SellaBuxheti eshte njeri nder dokumentet me te rendesishem per funksionimin e administrates lokale. Buxheti i vitit 2019 ne shumen prej 10.918.500 euro eshte jo real per arsye se te hyrat kapitale nuk do te realizohen ne nivelin e planifikuar, niveli i te ardhura i planifikuar prej 1,4 mln euro eshte real se mund te realizohet ne nivelin 50%. Per arsye se ne nuk kemi cmime reale per legalizime te objekteve jolegale te ndertuara.

Shenje e mire e buxhetit per vitin 2019 eshte se i kemi te garantuara 2,5 mln euro nga Fondi i egalizimit. Sa u perket shpenzimeve shuma e te ardhura bruto dhe kontributet ne barre te punedhenesit mund te mbulohen nga te ardhurat e fondi te egalizimit.

Shuma prej 251.000 euro te planifikuara per mirembajtje e infrastruktures publike eshte shuma shume e vogel ne krahasim me programin e punes se nderrmarrjes publike „Veprimtarite komunale“. Ka qene me se e nevojshme qe per mirembajtjen e qytetetit, per pastrimin e qytettit te parashihen shuma e nevojshme dhe ajo eshte rreth 500 000 euro. Nderrmarrjet tjetra publike qe jane te varura nga buxheti i komunes mbizotron nje gjendje financiare kaotike. Me nivelin e planifikimit per ato nuk mund te sanohet gjendja e tyre financiare as ne vitin 2019.

Mos planifikimi real njikohesisht ndikon edhe deri tek planifikimi jo real i shpenzimeve per investime kapitale. Kjo dmth se gjate vitit 2019 nuk do te kemi investime kapitale serioze. Nga shuma e planifikuar prej 3,9 mln euro, rreth 80% te investimeve jane ne menyre jo reale te planifikuara. Shume reale e planifkuar mund te jete: shtrimi-betonimi i rruges prej xhamis te rreth rrotullimi deri tek rruga e Kosoves,shume kjo prej 20 000 euro.

Duke patur parasyshe qe qeveria e Malit te Zi rreth 65% te investimeve kapitale i ka planifikuar per veriun e Malit te Zi,gjegjesisht per zonat dhe viset me pak te zhvilluara,Komuna e Ulqinit per zonat e saja me pak te zhvilluara dhe zonat rurale ka planifikuar vetem 3,9% te buxhetit kapital. Edhe te gjitha keto planifikime qe i ka bere jane nen nivelin e shumes qe ato investime te planifikohen.

Pyes planifikuesit te buxhetit kapital: Cka planifikoni te rregulloni ne qendren e Katerkolles me 20.000 euro? Ne baze te cilit projekt po e beni kete investim, investim qe percillet vite me rralle i cili ne vitet e kaluara u planifikua 150.000 euro. Ne qe jetojme ne ato zona e dijme se ne qendren e Katerkolles nuk eshte investuar asnje euro. Njejte kemi te bejme edhe me ndretimin e bazenit te ujit ne fshatin Brajshe, projekt ky rreth 345.000 euro i perpiluar tesh sa vite a planifikuar me buxhet vetem 70 000 euro. Cka dmth ne si banore te asaj zone tash sa vite me rradhe po kemi vetem premtime me letra e asgje konkrete. Poashtu mendoj edhe per pikat e tjera buxhetore qe jane te cunguara ne ate nivel sa qe nuk mund te perfundohen as ¼ e tyre. Ato jane ndricimet publike, ndertimi i rrugeve lokale si dhe ujesjellesit.

Nje diskutim i cili duhet te debatohet eshte lenda gjygjesore „REKREATURS“.

Cka do te ndodh me kete buxhet ne rast te aktivizimit te saj? A jane parapare masat mbrojtese buxhetore per kete lende gjygjesore e cila kap vleren rreth 7 mln euro?

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top