Thursday , February 20 2020
Lajmi i fundit

Berisha: SHQIPËRIA VENDOSI

Kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë mbi humbjen në zgjedhjet e 23 qershorit, qysh prej mbylljes së proçesit elektoral pasditën e së dielës.

Z.Berisha ka dalë nga selia e Partisë Demokratike, duke iu drejtuar qytetarëve në cilësin e kryetarit të forcës politike që deri tani udhëhiqte koalicionin qeverisës.

Berisha deklaroi se ka vendosur në mënyrë të parevokueshme që të japë dorëheqje nga të gjitha funksionet drejtuese që ka në Partinë Demokratike.

Berisha tha në fund të deklaratës së tij se “në përputhje me Kushtetutën e vendit deri në fillim të muajit shtator do të vazhdoj të punoj me përkushtim të madh për projektin e Shqipërisë së zhvilluar”.

Kurse shtoi se “në përputhje me statutin e Partisë Demokratike do të organizoj zgjedhjet e lidershipit të ri në PD”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top