Thursday , December 13 2018
Lajmi i fundit

BERISHA: Shtetësi për qytetarët me origjinë shqiptare, përveç atyre të Kosovës

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kryeministri Berisha i kushtoi rëndësi vendimit për dhënien e shtetësisë shqiptare për të gjithë qytetarët me origjinë shqiptare, që jetojnë jashtë territorit të Republikës.

“Vendimi u bllokua prej më shumë se katër muajsh, për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të Shqipërisë. Ky vendim ka të bëjë me procedurat për njohjen dhe fitimin e shtetësisë shqiptare, nga persona me origjinë shqiptare, me përjashtim të shtetasve të Republikës së Kosovës. Me këtë akt Shqipëria është vendi i fundit që u ofron bashkëkombasve të vet atë që të tjerët ja kanë ofruar vite e vite më parë në rajon. Ky akt nuk duhet të konsiderohet nga askush si një akt tjetër veçse në interesin më të mirë të shqiptarëve, paqes dhe stabilitetit. Janë qindra mijëra shqiptarë të cilët emigruan në vendet e lira dhe asnjëri prej tyre nuk gëzon pothuaj shtetësi shqiptare”, deklaroi Berisha.

Kryeministri Berisha kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve të Kosovës, të cilët nuk mund të përfitojnë nga ky vendim. Sipas tij, për qytetarët e Kosovës duhet të vendosë Brukseli për lëvizjen e lirë në hapësirën Shengen.

“Të drejtën për të aplikuar për shtetësinë shqiptare do ta kenë shqiptarët, në të gjitha vendet e tjera, përveç qytetareve të Republikës së Kosovës. Kërkoj mirëkuptimin e tyre, sepse është interesi i tyre jetik dhe i Kosovës që problemin e vizave me BE-në ta zgjidhë në mënyrën më procedurore në respekt të plotë të udhërrëfyesit që Brukseli u ka dorëzuar autoriteteve të Kosovës për liberalizimin e vizave. Për Kosovën nuk duhet të jetë Shqipëria, por Brukseli që vendos për lëvizjen e lirë në hapësirën e Shengenit”, përfundoi kryeministri Berisha.

(Balkanweb)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top