Friday , February 22 2019
Lajmi i fundit

BI: DITA E PARË E BAJRAMIT TË HËNËN

xhamia-e-detareve-ulqinNga Bashkësia islame e Ulqinit është deklaruar që dita e parë e Bajramit të ramazanit është të hënën, më 28 korrik.

Siç thuhet, atë mëngjes në të gjitha xhamitë e Ulqinit, në gjashtë ora e tre minuta (6,03), do të falet namazi i Bajramit.

“I dërgojmë urime të sinqerta të gjithë muslimanëve me dëshirë që këtë festë të shenjtë ta kalojnë në mënyrën më të bukur në frymën e rregullave islame dhe traditës tonë më të bukur me familjet e veta, miqtë e dashur, kushërinjtë, fqinjtë dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë”, thuhet në mesazhin e Bashkësisë islame të Ulqinit dhe shtohet që “Bajrami i ramazanit është koha kur gëzohemi, kënaqemi dhe pranojmë dhuratat e Zotit të Madhërishëm, për mundin tonë (agjërimin një mujor dhe shërbimet tjera ndaj Perëndisë) në muajin e shenjtë të Ramazanit”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top