Tuesday , March 19 2019
Lajmi i fundit

BI: KOPËSHTI XIXELLONJAT

KopeshtiTë ënjtën, me 13.03.2014, u bë inaugurimi i objektit të ri të kopështit të fëmijëve pranë KBI në Ulqin. Kopeshti i cili mbante emrin “Lulishtja e dritave” u mbiquajt “Xixellonjat” dhe gjendet ne rrugen “Vaso Spasojeviq”, ndersa inaugurimi u be ne prani te reisit te Bashkesise islame ne Mal te Zi z. Rifat ef. Fejziq, kryesise se KBI ne Ulqin si dhe shume personaliteteve nga jeta kulturore e fetare ne vend dhe poashtu ne prani te prinderve te femijeve te cilet me kete rast pergatiten nje program te shkelqyer.

Fillimisht pas pershendetjes se rastit nga edukatorja e kopeshtit Suela Dibra-Kaca, fjalen e mori vete reisi i cili theksoi rolin e kopeshtit te femijeve dhe edukimin e tyre si garantin e vetem te egzistimit te islamit per gjeneratat e ardhshme.

“Kopeshti i femijeve sot eshte Bashkesia islame e neserme. Pas 20 apo 30 viteve keta femije do te jene udheheqesit e ketij qyteti dhe eshte e rendesishme te edukohen drejt. Kemi mbijetuar sisteme ne te cilat vetem ideja e ketij projekti qe inaugurojme sot ketu ishte inkriminuese. Ne Kosove kur njerezit burgoseshin sepse kishin ide kombetare, Medreseja Alauddin ishte qendra e organizimit te levizjes per pavaresi te Kosoves. Bashkesia islame ne te gjitha trojet tona, edhe perkunder deshirave dhe punes se palodhur te individeve dhe grupeve te cilat punojne per shkaterrimin e saj, eshte institucioni i vetem i cili gjithhere eshte dhe do te jete prane popullit dhe ne te mire te tij. Prandaj, thras te gjithe ata te cilet punojne kunder Bashkesise islame per interesa personale, qe te ndalen nga ato aktivitete te cilet jane ne kundershtim me islamin dhe traditen tuaj shqiptare”, tha mes te tjerash reisi i Bashkesise islame ne Mal te Zi z. Rifat ef. Fejziq. Ai gjithashtu uroi xixellonjat qe te kene pune sa me te mbare dhe te jene pishtare ndricues ne jeten e tyre, jeten e komshinjve te tyre, qytetit te tyre.

Me pas femijet e kopeshtit Xixellonjat performuan me ilahi e recitime te bukura te pergatitura nen kujdesin e edukatoreve te shkelqyera Suela Dibra-Kaca dhe Albina Demiri. Kopeshti “Xixellonjat” eshte i vetmi kopesht i cili punon ne kuader te Keshillit te Bashkesise islame ne Ulqin dhe perkujdesi i KBI ne Ulqin per kete pjese te misionit te vet ne edukimin e brezave te ardhshem eshte ne rritje e siper.

Pas koktejit te organizuar per kete rast, reisi Fejziq vizitoi dhe uroi kryetarin e ri te komunes se Ulqinit z. Fatmir Gjeken per pune sa me te mbare gjate qeverisjes se tij me shpresen se bashkepunimi me institucionet e Bashkesise islame te thellohet edhe me tej ne te mire te te gjithe qytetareve.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top