Biblioteka e Qytetit: ANËTARËSIM FALAS ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË LIBRIT

Libra, KnjigeDita Botërore e Librit dhe e Drejtave të Autorit sivjet shënohet me thënien e famshme të Malala Yousafzai-t “Librat dhe lapsat tonë janë arma më e fuqishme”.

Me këtë rast, të martën, më 23 prill, Biblioteka e Ulqinit u ofron të gjithë të interesuarve anëtarësim njevjeçar falas, gjatë tërë ditës nga ora 8 deri në 18, në lokalet e Bibliotekës. Anëtarët e vjetër munden në këtë mënyrë të vazhdojnë anëtarësimin e vet edhe për një vit pa pagesë.

Është viti i tetë radhazi që Biblioteka po ndërmerr një aksion të tillë, i cili ka për qëllim jo vetëm shënimin e kësaj date të rëndësishme për letërsinë botërore, por në radhë të parë promovimin e librit dhe të kulturës së leximit.

Me këtë aksion po ashtu dëshirojmë të rrisim ndërgjegjësimin publik për bibliotekën si institucion me rëndësi i kulturës, pa të cilin nuk mund të paramendohet asnjë shoqëri e civilizuar.

Është libri burim i dijes dhe nxitës i imagjinatës. Është portë drejt botës magjike të leximit e shkrimit. Është arma më e fuqishme në luftën e ideve. Le ta përdorim këtë fuqi sa më drejtë. Ju mirëpresim në Bibliotekë!

Ardita Rama,
Udhëheqëse e Bibliotekës së Qytetit – Ulqin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…