Thursday , August 16 2018
Lajmi i fundit

Biblioteka e Qytetit: ANËTARËSIM FALAS ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË LIBRIT

Libri, Knjiga, Penkalo, StilografLEXIMI, E DREJTA IME!

Dita Botërore e Librit dhe e Drejtave të Autorit sivjet shënohet me moton “Leximi, e drejta ime”. Me këtë rast, të hënën, më 23 prill, Biblioteka e Ulqinit u ofron të gjithë të interesuarve anëtarësim njëvjeçar falas, gjatë tërë ditës nga ora 8 deri në 18, në lokalet e Bibliotekës. Anëtarët e vjetër munden në këtë mënyrë të vazhdojnë anëtarësimin e vet edhe për një vit pa pagesë.
Është viti i shtatë radhazi që Biblioteka po ndërmerr një aksion të tillë, i cili ka për qëllim jo vetëm shënimin e kësaj date të rëndësishme për letërsinë botërore, por në radhë të parë promovimin e librit dhe të kulturës së leximit.
Me këtë aksion po ashtu dëshirojmë të rrisim ndërgjegjësimin publik për bibliotekën si institucion me rëndësi i kulturës, pa të cilin nuk mund të paramendohet asnjë shoqëri e civilizuar.
Mos ta harrojmë fuqinë magjike të librit, i cili është urë lidhëse në mes të kaluarës dhe të ardhmes, në mes të gjenerateve, si dhe në mes të kulturave të ndryshme. Shfrytëzoni të drejtën tuaj, e cila fatkeqësisht për shumë njerëz në botë është ende e paarritshme, lexoni dhe ndryshoni botën për të mirë!

Ardita Rama
Udhëheqëse e Bibliotekës së Qytetit
Ulqin

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top