Friday , July 19 2019
Lajmi i fundit

Bilanci i “Albatrosit”: SHUMË MË MIRË SE VITIN E KALUAR

albatros-hotels-montenegroNdërmarrja hotelerike-turistike “Albatros” nga Ulqini ka përfunduar tremujorin e tretë me fitim prej 71,03 mijë EUR, rreth 4,4 herë më të madh për dallim nga e njëjta periudhë vitin e kaluar, raporton agjencia MINA.

Sipas raportit të punës, i cili është publikuar në sajtin e Komisionit për letra me vlerë, të ardhurat e punës së kompanisë në fund të shtatorit ishin 19,4 për qind më të mëdha se në periudhën krahasuese dhe ishin  601,44 mijë EUR.

Pronari shumicë i Albatrosit është, sipas të dhënave të Agjencisë depozitare qendrore, Internacional Bussines Group, me rreth 56,44 për qind të aksioneve.

Themeluesit e këtij grupimi Konstantin Dukov, Aleksandar Ivanov dhe Sergej Ignjatjev nga Rusia.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top