Saturday , December 15 2018
Lajmi i fundit

Bilanci i zjarrit: U DËMTUAN “MUSHKËRITË E QYTETIT”

Foto 1 (1)Në ditën e tretë të shpërthimit të zjarrit në Mal të bardh ngadalë po bëhen bilancet e kësaj katastrofe, edhe pse prushi do të jetë aktivë për ditë të tëra .

Më e rëndësishmja është që nuk kishte viktima në njerëz. Më të rrezikuarit ishin zjarrfikësit e Ulqinit të cilët, me përkrahjen e kolegëve të vet nga qytetet tjera dhe të bashkëqytetarëve, në mënyrë shumë të guximshme kanë luftuar me stuhinë e zjarrit.

Më tej, janë djegur dy objekte montazh, ndërsa zjarri ka përpirë dhjetëra hektarë pyll të cilësisë së jashtëzakonshme, i cili praktikisht paraqet “mushkëritë e Ulqinit”.

Ai të shtunën u dëmtua rëndë dhe do të duhen vite, ndoshta edhe dekada, që të rikuperohet.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top