Ulqinin e themeluan Ilirët në shekullin 5 para erës së re. Për arsye të pozitës gjeografike për mbrojtës të qytetit u caktua zoti ilir i ujit, burimeve dhe detit Bindi (Bindus).
Për shkak të atributeve që ja dhanë ai është konsideruar si zot i rangut të lartë.
Bindi shpesh në literaturë është i barabartë me zotin romak të detit dhe burimeve Neptunin.
Portreti i Bindit, siç mendon dr Ruzhdi Ushaku, është i gdhendur në muret jugore të Kalasë, mbi molin e madh.