Tuesday , June 18 2019
Lajmi i fundit

Bokan: NË SHAS PO NDËRTOJMË EDHE PIKËN E GRUMBULLIMIT

Dragan BokanKryetari i Këshillit të Drejtorëve të kompanisë “Voli” Dragan Bokan deklaroi se në tokën e qiramarrë me sipërfaqe rreth 70 hektarë në afërsi të Liqenit të Shasit kanë pastruar tokën, gjersa u shkëmes edhe pylli i cili shtrihet në sipërfaqen prej rreth 20 hektarësh.

“Kemi ndërtuar tetë kilometër gardhë, na mbeten edhe pesë. Kemi kryer punët përgatitore, ndërtuam tre sera me sipërfaqe rreth 1.500 metër katror, kemi krijuar rrjetin e kanaleve për reshjet atmosferike, ndërsa në pranverë kemi mbjellë kultura të ndryshme të perimeve, kështu që tashmë i ofruam blerësve prodhimet e para të kultivuara nga ne”, tha ai për “Pobjeda”.

Shtoi se në kuadër të hapësirës e cila po ndërtohet në këtë tokë, është projektuar edhe pika e grumbullimit, e cila do të shtrihet në sipërfaqe prej 2.300 metër katror, ndërtimi i së cilës po vijon.

“Kjo ka rëndësi të madhe për rrethinën ku jemi dhe për njerëzit të cilët në atë zonë merren me prodhimin bujqësor”, tha Bokan.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top