BOMBARDIMET “ALEATE” TË ULQINIT 1943

1388018_10151899803254354_765534948_nGjashtë aeroplanë amerikan më 7 nëntor të vitit 1943, rreth orës dhjetë paradite, kanë bombarduar rëndë Ulqinin.

Në qytet janë ndodhur fuqi të pakta gjermane dhe stacioni i xhandarmërisë. Nga bombardimi më së shumti janë dëmtuar Mahalla e re, Meraja dhe Rana.

Sipas numërimit të viktimave nga viti 1964, në këtë sulm kanë vdekur rreth 30 qytetarë të Ulqinit. Shumë shtëpia janë rrënuar dhe dëmtuar.

Mbas bombardimit të Ulqinit një numër i banorëve ka lëshuar qytetin, kanë kaluar tek kushërinjtë dhe miqtë në fshatrat fqinje, ndërsa kishte dhe nga ato që kanë shkuar në Shkodër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…