Tuesday , January 23 2018
Lajmi i fundit

„Bota sot”: ULQINI, I GATSHËM PËR SPEKTAKLIN E FUTBOLLIT TË VOGËL

Mali fudbalAnëtari i kryesisë së Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Skendo Rexha, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, se në Ulqin do të mbahet turneu i futbollit të vogël. Sipas tij, do të marrin pjesë shumë e ekipe, ndër to edhe Prizreni nga Kosova, Vllaznia e Tirana nga Shqipëria dhe ekipet nga Bosnja etj.

Organizator i turneut është KMF Teuta dhe Skendo Rexha. Synimi i organizatorëve është turneut t’i japin një pamje festive dhe po ashtu besojnë e shpresojnë se secila ndeshje do të jetë me rivalitet të madh e me cilësi mbase edhe me shikueshmëri të madhe.

Turneu fillon nga dita e sotme dhe do të zgjasë 15 ditë rresht, ku interesimi është i jashtëzakonshëm. “Me një fjalë, Ulqini, i gatshëm për spektaklin e futbollit”, shkruan “Bota sot”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top