Botime të reja: KRIJIME POPULLORE SHESTANASE

ShestanNë kuadër të veprimtarisë botuese të Shtëpisë Botuese Diti&Oli nga Ulqin këto ditë nga shtypi nxori librin i tipit monografik me titull KRIJIME POPULLORE SHESTANASE të cilën me plot zell e përgatiti Simë Gjon Dobreci.

Libri është i ndarë në dy kapituj. Kapitulli i parë përfshinë këngë popullore të ndara në grupe: fillon me Këngë dashurie dhe vazhdon me Këngë lirike – dasme, Këngë të barinjve, Këngë kurbeti, Vajtime, Këngëë Humoristike, Këngë të reja, Këngë të autorëve, Këngë historike, Balada-elegji dhe Këngë kreshnike e që të gjitha këto së bashku përfshijnë 113 këngë dhe varianta të këngëve që i këndojnë shestanasit.

Kapitulli i dytë gjithashtu është i ndarë në 4 tërësi ku pjesa e parë përfshinë Urtësi-Thënie, pjesa e dytë paraqet një historik të shkurtër të autoktonisë shqiptare Krajës dhe Shestanit e përcjellë njëkohësisht në gjuhën shqipe dhe sllave, pastaj pjesa e tretë përfshin disa nga personalitetet më me zë të Shestanit dhe pjesa e katërt dhe e fundit recensionet dhe vlerësimet e prof. Dr. Emil Lafes (Tiranë) dhe prof. Dr. Hajrullah Koliqit (Prishtinë) për librin Krijime popullore shestanase të Simë Gjon Dobrecit.

” Sa e mrekullueshme është kënga e popullit. Dikur na ka shoqëruar që kur kemi hapur sytë në këtë botë e gjatë gjithë jetës. Por tani jeta moderne na ka larguar disi prej saj. Pa këngën dhe urtësinë e popullit jeta shpirtërore drunjëzohet, varfërohet. Prandaj është e nevojshme t’i rikthehemi, ta duam, ta mësojmë e ta shijojmë. Ky libër i ri i prof. Simë Dobrecit bash për këtë arsye është sa i dobishëm, aq dhe i nevojshëm për familjen shqiptare, këtu e sidomos në mërgim. Kënga popullore i ruan të gjalla lidhjet me dheun amë, me vendin ku janë rrënjët e trungut familjar, ku janë kujtimet e gëzimeve e të hidhërimeve, që përbëjnë kodin gjenetik shpirtëror të njeriut.” – thotë në vlerësimin e tij prof. dr. Emil Lafe

Kurse prof. dr. Hajrullah Koliqi për veprën në fjalë thotë: ” Këtë vepër, autori ia dedikoi atyre “njerëzve që e duan, e nderojnë gjuhën e shenjtë e të parëve vet”, duke e fuqizuar këtë dedikim edhe me vjershën emblematike “Gjuha shqype” të Gjergj Fishtës.”

Libri me një përkujdesje të veçantë u redaktua nga prof. Dr. Rrustem Berisha kurse botimin e ndihmoi Fondi për pakica i Malit të Zi.

Gazmend Çitaku

Ulqin

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…