Wednesday , March 20 2019
Lajmi i fundit

Bozo: MIS SHQIPËRIA ËSHTË PROMOCION I SHKËLQYER I ULQINIT

Petri BozoProducenti i spektaklit “Miss Shqipëria” Petri Bozo ka thënë që mbajtja e këtij manifestimi në Ulqin nuk është i pazakontë. “Çdo vit në konkursin tonë marrin pjesë vajzat me prejardhje shqiptare nga Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, SHBA, nga të gjitha anët e botës. Edhe këtë vit do të jetë ashtu”, tha ai për “Vijesti”.

Sipas fjalëve të tija, mbajtja e konkursit për Shqiptaren më të bukur është promocion i shkëlqyer për Ulqin nga i cili të gjithë do të përfitojnë.

“Nga pushteti lokal kemi fituar ndihmë të vogël financiare, ushqimin, banimin…Nuk është shumë. Është mjaftueshëm, kuptojmë që është krizë”, shtoi Bozo duke theksuar që është kontraktuar transmetimi direkt TV nga Ulqini dhe që në fund të majit fillon fushata promovuese.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top