Wednesday , October 21 2020
Lajmi i fundit

BUBRRECI TV: Platforma e parë shqiptare në rajon dedikuar fëmijëve!

Duke zënë vendin si një prej burimeve kryesore të informacionit, mediat sociale tanimë po luajnë rol kyç në shpërndarjen e shpejtë dhe të lehtë të informatave e përmbajtjeve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.Foto Bubrreci

POR…kur flasim për përmbajtje në gjuhën shqipe, e sidomos ato edukative dedikuar fëmijëve, shpeshherë e shohim që ka shumë mangësi.

Pikërisht për këtë qëllim, në vitin 2015 në Prishtinë u themelua Bubrreci TV – duke qenë kështu platforma e parë shqiptare e kësaj natyre në rajon. Kanali i Bubrreci TV në YouTube tanimë numëron mbi 40 video animacione edukative dhe argëtuese për fëmijë, të cilat kanë arritur të grumbullojnë mbi 10 milion klikime vetëm gjatë vitit të fundit.

Si vazhdimësi e saj, në Maj të këtij viti është lansuar edhe portali online për prindërimin – https://bubrreci.tv/.

Si një platformë digjitale, portali i Bubrreci TV trajton në përgjithësi temat e familjes, përfshirë fëmijët, nënat, nënat në pritje, e duke mos lënë anash as baballarët.

Ju mund të qaseni FALAS në të gjitha platformat tona dhe të shfrytëzoni të gjitha materialet tona për juve dhe fëmijët tuaj!

Projektet e Bubrreci TV nuk kanë të ndalur. Ne do të zgjerohemi dhe zhvillohemi edhe më tutje, bashkë më përkrahjen dhe bashkëpunimit e secilit prej juve.

Jemi të hapur për çdo ide te re dhe mundësi bashkëpunimi!

Për më shumë, na përcjellni në:

facebook.com/bubrrecitv

instagram.com/bubrreci.tv

youtube.com/bubrrecitv

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top