Wednesday , November 21 2018
Lajmi i fundit

Buna: DINAMITHEDHËSIT NGA SHQIPËRIA SULMUAN POLICËT, PASTAJ IKËN

BarkaKundër dy peshkatarëve nga Shqipëria u dorëzuan paditë në prokurorinë e Ulqinit për shkak të gjuetisë së paligjshme dhe pengimit të personave zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, mëson “Vijesti”.

Incidenti ndodhi në Bunë në mëngjesin e djeshëm, rreth orës 07:00, në afërsi të pikës policore në Shënkoll, kur dy përfaqësues të njësisë lundruese gjetën duke peshkuar paligjshëm dy shtetas të Shqipërisë, të cilët iu përgjigjen duke i gjuajtur me gurë, duke tentuar ti godasin me karrubë, por edhe duke iu sulur policëve me varkën e tyre.

“Arritën që të ndalohen në bregun shqiptarë dhe të ikin në drejtim të paditur. Policia sekuestroi anijen e tyre në të cilën ishin rreth 20 kilogram qefull dhe disa sende të tjera. Çdo gjë tregon se ato kanë peshkuar me dinamit”, tha bashkëbiseduesi që është pjesë e hetimit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top