Friday , October 2 2020
Lajmi i fundit

Buna: PASTROHET GRYKA NË DEGËN E DHJATHTË

Bojana, Buna, Usce, Gryka, Lumi, RijekaNë aksionin e madh të cilin e iniciuan komuna e Ulqinit dhe Drejtoria e ujërave të Malit të Zi këto ditë është intensifikuar aksioni i pastrimit të degës së djathtë në grykëderdhjen e lumit Buna, shkruan “Vijesti”.

Siç theksohet, me urgjencë të kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka Drejtoria ka angazhuar ekskavatorët e mëdhenj të cilët marrin pjesë në këtë aksion urgjent mbasi që ekzistonte rreziku që kjo degë të mbyllet krejtësisht.

“Pas disa ditëve të punës mund të konstatojmë që rrjedha e lumit në këtë vend është shumë më e mirë”, tha kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Fuad Haxhibeti.

Ai theksoi që në fillim të vitit të ardhshëm do të shpallet tenderi për mirëmbajtje disavjeçare të grykës dhe rrjedhës së Bunës.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top