Sunday , September 24 2017
Lajmi i fundit

Buna prapë rrjedh në degën e saj të djathtë: NJERËZIT LAHEN NË GRYKË

Foto: Selver Vukovic

Foto: Selver Vukovic

Vetëm disa orë punë të ekskavatorëve, ishin të mjaftueshme që të hapet grykëderdhja e djathtë në lumin Buna. Ajo prapë derdhet në det, që nga e hëna ishte e pamundur, kështu që vendasit dhe turistët këtë pasdite janë larë në këtë pjesë të bregdetit të Ulqinit.

Siç thanë nga Drejtoria për ujëra, ekskavatorët ditët e ardhshme do të heqin rërën nga gryka, e pritet që të premten të vijë makina e specializuar.

Mbyllja e grykës, për herë të parë për 135 vite ekzistence të ishullit, ishte alarm i kuq për sjellësit e vendimeve dhe kompetentët që me më shumë vëmendje të sillen ndaj lumit Buna, i cili tash më shumë se dy dekada po eksploatohet pa mëshirë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top