Edhe pse për dje u paralajmërua shembja e dhjetë shtëpizave në brigjet e lumit Buna, kjo gjë nuk ndodhi.
Shembja është shtyrë në kohë të pacaktuar, sepse qiramarrësve aktual i është lejuar që të shlyejnë detyrimet që kanë ndaj Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Të Mirave Detare ose që vet të shembin objektet e veta.
Në brigjet e këtij lumi tani janë rreth 600 objekte ose 2,5 herë më shumë se para 18 vitesh.