Tuesday , December 10 2019
Lajmi i fundit

Buna: TË SHTUNEN TUBIMI PROTESTUES

KalimeraTë shtunën, me 2 nëntor, me fillim në ora 10, para urës në Adë, do të organizohet protesta e qetë kundër vendimit të para pak kohëve të Inspektores ndërtimore me të cilën parashihet heqja – prishja e një kalimere në bregun e djathtë të lumit Buna.

“Arsyeja e organizimit të protestës nuk është të mbrohet interesi privat i dikujt, por interesi i përgjithshëm i të gjithë pasardhësve tanë. Interesi jonë është që të ruhen kalimeret të cilat, për fat të keq, për hir të interesave të dikujt, po zhduken nga Buna. Rikujtojmë që Kalimera, e cila duhet të prishet, figuron prej vitit 1981”, thuhet në shpalljen e organizatorit të këtij tubimi.

Drejtoria për Mbrojtjen e të Mirave Kulturore të Malit të Zi me vendimin e muajit prill të vitit 2017 “peshkimin me kalimere” e shpalli si të mirë jomateriale me rëndësi lokale.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top