Sunday , June 7 2020
Lajmi i fundit

Buxheti për 2015: U FITUA PËLQIMI I QEVERISË SË MALIT TË ZI

EuroQeveria e Malit të Zi, gjegjësisht Ministria për financa, ka dhënë pëlqimin për propozim buxhetin e komunës së Ulqinit për vitin e ardhshëm, mëson Portali Ul-info.

Për shkak të faktit se në komunë të Ulqinit po zbatohet Plani sanues, Qeveria jep pëlqimin, e jo mendimin për këtë akt.

Sipas propozimit, buxheti i kësaj vetëqeverisje lokale në vitin e ardhshëm do të jetë 6,8 milion euro.

Pritet që ditët e ardhshme ky dokument të dërgohet në procedurën parlamentare, në mënyrë që të plotësohen të gjithë parakushtet ligjore që deri në fund të vitit të miratohet në Kuvendin komunal.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top