Thursday , October 18 2018
Lajmi i fundit

Canka: FAKTET JANË TË PAKONTESTUESHME, MASHTRUESIT NUK FLASIN TË VËRTETËN

Që faturat e OJQ „Ul info“ janë pranuar nga pushteti aktual në Komunë të Ulqinit si valide, vërtetojnë faktet.

  1. Unë, Mustafa Canka, drejtor ekzekutiv i OJQ „Ul info“, me 9 maj të vitit 2016 kam dorëzuar faturën (e parë) nr. 35/2016 dhe ajo pas vetëm dy ditësh është paguar! Provë – deklarata bankare.merge_from_ofoct (2)

Pas kësaj, për arsye se nuk ju pëlqejë shkrimi im, kanë ndërprerë shpagesat e faturave të njëjta të cilat çdo muaj, në mënyrë të rregullt, i dorëzova personalisht.

  1. Prova që ato u evidentuan në kontabilitetin e Komunës, është edhe akti i kryetarit të Komunës, me 7.11.2017, ku thotë se fatura numër 58/2017 është regjistruar në kontabilitetin e Komunës. Si mundet njëra, e jo të tjerat? Dhe pse pranohet fatura nëse ajo nuk është valide?Dopis

Pra, detyrimi është pranuar në korrik, por, sigurisht, fatura akoma nuk është paguar. Vetëm për arsye se urdhërat për shpagesë i nënshkruan një person: kryekomunari në largim, në mandatin e dytë.

Pra, çdo gjë është e qartë: bëhet fjalë për teket e një personi ndaj gazetarit Mustafa Canka dhe tentativës që kësaj OJQ t’i shkaktohet dëm ekonomik.

E mashtruesit, edhe pse të demaskuar para tërë opinionit, vazhdojnë pasuksesshëm të tentojnë të manipulojnë! Kësaj herë nuk do të kenë sukses. Faktet janë të pakontestueshme, e njerëzit do t’i vërtetojnë të gjitha, siç e bëri publikisht dhe burrërisht kryetari i Kuvendit të Komunës z. Loro Nrekiq.

Kështu që do t’ja japin edhe një mundësi Gjykatës ekonomike të përmirësojë gabimin, e nëse jo, ecim me çështje civile gjyqësore. Tashmë e dëshmuan që mashtruesit flasin të pavërtetën!

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top