Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

CANKA: FRIKACAKË POLITIK DHE SIMFONIA E NATYRËS

mustafa cankaMë nuk ka asnjë dyshim: problemi jonë më i madh është politika. Nuk kemi fat me liderët tanë politik, vet koncepti i politikës dhe i vendimmarrjes politike është  krejtësisht i vendosur gabimisht. Udhëheqësia e mirë politike matet me qëllimin kolektiv, ndryshimin real shoqëror, pritjet e përmbushura. A e kemi ne këtë gjë? Përgjigja është e lehtë dhe e thjeshtë: JO!

As ky pushtet në largim absolutisht nuk i ka përmbushur pritjet, ai nuk kishte vizionin e shumë nevojshëm dhe as shkathtësinë politike. Ishte krejtësisht i papërgatitur për vështirësinë e situatës në të cilën ndodhemi, udhëhiqte politikë pa përmbajtje, të ngushtë, vetjake, tragjikisht të dobët. Për këtë arsye krejt çka bënin ishin tentimet qesharake që për të gjitha të akuzohet pushteti i kaluar, ndërsa opinioni njëkohësisht është bombarduar me shifrat për borxhe. Në kohën e fundit dhe me mjegullën e investimeve.

A ka më ndokush iluzion që politika dhe pushteti i cili rrjedh nga ajo nuk janë fajtorë për gjendjen shumë të keqe? A është e mundur që qyteti i cili ka resurset më të mëdha në vend, më së shumti ujë dhe tokë të punueshme për kokë të banorit, plazhet më të bukura në Mesdhe, ngulfatet në varfëri. Si është e mundur të mos kuptohet që bujqësia me turizmin është degë kyçe e ekonomisë dhe që në të duhet të investohet në mënyrë që të sjell më shumë. Pyes publikisht: sa është agrobuxheti këtu? Dhe përgjigjem: as dhjetë mijë euro!? Ndërsa në buxhetin e Bashkimit evropian nga 130 miliard, madje 60 miliard, apo mbi 40 për qind shkon për bujqësi, subvencione dhe donacione fermerëve. O Zot, po a nuk e ndjejmë të gjithë që çmimet e prodhimeve bujqësore rriten vazhdimisht, që ky është biznes i madh dhe mundësi që njerëzit të punojnë dhe të jetojnë normalisht.  Po a nuk e dinë këtë gjë këto ekspert të mëdhenj!? Apo, pse për shembull, nuk është formuar këtu, si në Herceg Novi, Komisioni i Kuvendit i cili do të rivlerësojë privatizimet, të cilat i kanë shkatërruar ndërmarrjet tona dhe kanë lënë shkretinë pa vetes. Kush e ndaloj këtë përveç politika udhëheqëse!

Pse të çuditemi atëherë që në Ulqin punojnë 60 për qind më pak njerëz se para dy dekadash e gjysmë. Pra, kemi papunësi të niveleve historike, qytetin për çdo ditë e lëshojnë njerëz të rinj dhe të shkolluar, ndërsa politika dhe pushteti sillen në mënyrë shpërfillëse. Edhe drejtuesit e komunës na thonë që punojnë në mënyrë institucionale. E ndjejmë shkëlqyeshëm këtë punë! Dhe në shembullin e Valdanosit, edhe në rinovimin e hoteleve të shkatërruar, ndërsa, qe, prapë, dhe në shembullin e të ashtuquajturave të mirat detare. Sepse, në vijim është përgatitja e plaçkitjes mijëvjeçare e cila matet me miliarda, ndërsa njerëzit këtu janë pa brenga!? Aman, vetëm mos ta hidhërojnë pushtetin qendror para zgjedhjeve. Nuk guxojnë madje as të prononcohen!?

Për shkak të frikës politike, ngjarjet gjithmonë na gjejnë të papërgatitur. Thjesht, nuk kemi përgjigjet e duhura në sfidat e kohës. Qe, tani na rri varur mbi kokë likuidimi i Kripores. A është e mundur që ndërmarrja më e vjetër në Ulqin mbas gati tetë dekadave punë të ndalet së punuari? A duhet pa fjalë të shikojmë si personi apo fondi, i cili me aksionet e kursime të vjetra në valutë të huaj në bursë për më pak se një milion euro bleu atë firmë, e jo tokën, thjesht të bëhet pronar i 15,2 milion metër katror në Ulqin? Kush bëhet Anglez këtu? Dhe pyes: pse Kriporja nuk është pjesë e të mirave detare?

Sidoqoft, erdhëm në situatë katastrofale ku vetëm mbrohemi. Por, mbrojtja, si do të thoshte poeti i madh, është e lidhur me jetën. Kohë, hapësirë dhe burime për zgjatje të kësaj drame të padurueshme më nuk ka. Por, për këtë duhet vizion, guxim, dije dhe vendosmëri. Dhe e gjitha kjo duhet të jetë në ekuilibër. Siç është natyra në Ulqin simfonia më e bukur.

One comment

  1. Nbir tminit jan fut tan ‘revulucionart’ :)

Komento te Totoshi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top