Monday , January 18 2021
Lajmi i fundit

Canka për „Monitor“: “NXËNËSIT E MIRË” NË RIPROVIM

Më kot drejtori politik i Partisë demokratike socialiste Tarzan Millosheviq në fund të javës së kaluar gati gjashtë orë ka tentuar të bind liderin e Partisë demokratike (PD) Fatmir Gjeken që deri në zgjedhje të rregullta lokale vitin e ardhshëm edhe partiaE  tij të rrijë në pushtet me Forcën e re demokratike të Nazif Cungut, të cilës do ju bashkëngjitej dhe PDS-ja. Gjeka ishte i palëkundur: Jo më me Forcën. “Eksperienca e jonë në dy vitet e kaluara është shumë e pavolitshme në lidhje me liderin e kësaj parti, i cili ishte kryetar i Ulqinit. Në asgjë nuk e kemi penguar, ndërsa ai nuk na respektonte si partner. Cungu është i pakorrigjueshëm”, iu ka përsëritur kryetari i kësaj partie nacionale shqiptare udhëheqësve të PDS.

Me përkrahjen pa kushte socialistëve të Millo Gjukanoviqit në moment shumë të vështirë për to mbas zgjedhjeve të tetorit, si dhe me performancat në trupat punuese të Parlamentit malazias, ku është deputet,  siguroi “partneritet strategjik” me partinë më të fortë në vend dhe liderin e saj. Për këtë arsye PDS tani nuk shkon në koalicion me Forcen në Ulqin, e që aty mos të jetë dhe Partia demokratike. Në mes të përkrahjes ndaj Cungut apo Gjekes, Gjukanoviq vendos për Gjeken. Për këtë arsye zgjedhjet mbesin zgjidhja e vetme.

 

(Tekstin në tërësi nga numri i fundit i „Monitorit“ mund ta lexoni në portalin tonë në faqen në gjuhën malazeze)

http://mne.ul-info.com/dobri-daci-na-popravnom/

 

One comment

  1. E vertete eshte qe cungu nuk diti ta mbaj te gjall kete pushtet apo nuk deshti, por a ka ndokush ndonje alternativ? Nuk mendoj se Fatmiri apo loroja jane alternativa, do te jete edhe me keq. Ndoshta me se miri do ishte te kthehemi ne anarhi dhe te filloj cdo gje prej fillimit, normalisht me fytyra te reja fare. Ndoshta ndokush nga jashte duhet te udhheq me kete qytet deri sa te bihen gjanat ne terezi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top