Tuesday , April 24 2018
Lajmi i fundit

Canka: PËRPARA MASHTRUES

Mustafa CankaEdhe ato që e dhanë këtë dezinformatë, dinë që kjo gjë absolutisht nuk është e saktë. Unë asnjëherë në jetë nuk kam mashtruar, për dallim nga mashtruesit e dëshmuar. Mirëpo, është e rëndësishme që edhe në këtë rast lënë gjurmë.

E dinë ato mirë që çdo faturë, çdo muaj, iu dorëzua personalisht atyre të cilët porositën shërbimet dhe me të cilët u kontraktuan ato. Dhe se ato disa herë kërkuan nga kryekomunari në largim, e kishte edhe shamata, që këto shërbime të paguhen. Gjë që ai e refuzoi. Por, me 11 maj të vitit 2016 u paguan këto shërbime dhe për një muaj në vitin 2017 u evidentua detyrimi në shërbimin e kontabilitetit të Komunës!? Pra, unë flas të vërtetën dhe askënd nuk e gënjej, e aq më pak e mashtroi.

Përndryshe, sikur të kishte diçka të paligjshme, pse përmbaruesi publik do të pranonte vlefshmërinë e faturave.

Njëkohësisht, vendimi refuzues i Gjykatës ekonomike është i paligjshëm, konfuz dhe arbitrar. Thuhet se në fatura nuk është theksuar cili shërbim është kryer, që nuk është e vërtetë, si dhe që nuk është cekur obligimi i pagesës së TVSH-së. Ndërsa me nenin 26 pika 10 të Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar (“Fl. zyrtare e RMZ”, numër 65/01…04/06) dhe (“Fl. zyrtare e Malit të Zi”, numër 16/07, 40/11) është paraparë lirimi nga pagesa e TVSH-së në shërbime të cilët i kryejnë organizatat joqeveritare!

Lapsusi më i madh i Gjykatës ekonomike është kur në arsyetimin e vendimit të vet thotë se nuk sheh mbërritjet e detyrimit. OJQ “Ul info”, në bazë të nenit 25 të Ligjit për kryerjen e obligimeve ia dorëzoi debitorit (borxhliut) vërejtjen para paditjes, prandaj vlerësohet se i njëjti me provë të shkruar në mënyrë të rregullt është njoftuar për obligimin e krijuar, gjegjësisht në të njëjtin paralajmërim u caktua afati i mbërritjes së obligimit.

Kështu që së shpejti çdo gjë do të vijë në vendin e vet. E dijë që kjo është tentativa e tyre e fundit që të më dëmtojnë mua personalisht. Përpara, mashtrues! Vetëm u turpëruat edhe një herë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top