Sunday , October 22 2017
Lajmi i fundit

CANO LAZOJA: NË ULQIN ASGJË TË RE

Natyra ime është direkte. Qe të jem sa më i afërt me lexuesit do ta thjeshtoj, konkretizoj. Edhe pse temën nuk dua ta orientoj që të ketë manifestim personal por që të kuptohet esenca, më duhet të kaloj pak në mënyrë sipërfaqësore mbi biografin time.

1. Në vitet 90 si gjimnazist me disa shokë dhe shoqe nga klasa kërkuam një orë emision për të rinj në gjuhën shqipe në radio Ulqin. Na lejuan me censura të ndryshme dhe pastaj na e ndërprenë. Ishte problem që të lëshohet kënga e Ardit Gjebres – Jon.

2. Në vitet 90 prapë si gjimnazist kërkoja nga Qendra për kulture Sallën e vogël të kinemasë që ishte ne gjendje shumë të mire në atë kohë, për të organizuar koncerte, ballo dhe manifestime. Më shumë peripeci dhe mundime na lejuan me pagesa shumë të mëdha dhe ndonjëherë nuk na lejuan pa asnjëfarë arsyetimit.

3. Ne vitet 90 organizoja ballo te shumta n[ hapësira të ndryshme të qytetit si Miss Ulqini, 14 Shkurti, 8 Marsi, 1 Maji, me mjete te veta financiare, kurrë nën mbështetjen e komunës. Manifestimet ishin tejet masive edhe shumë të suksesshme. Tentimet e mija ishin te shumta tek kryetaret e atëhershëm por përkrahje kurrë nuk gjeta…

4. Ne vitet ’00 kisha një ndër emisionet në radio si dhe në TV më të shikuara në qytet “Petlla me kas”, kurrë nuk kisha financim edhe pse me një ekip të vogël gjithë projekti u realizua me sukses. Pushteti i atëhershëm nuk i shkonon përshtat kritikat, por opozita me favorizonte….

5. Ne vitet ’00 kisha albumin muzikorë më të suksesshëm në Kosovë dhe Shqipëri. Ministri i pakicave atëherë me financoi me një shume qe nuk vlen te përmendet, por sidoqoftë, mirë e pa të arsyeshme…

Të mos vazhdoj me gjatë se fillova ta bëj veten supermen si liderët e partive….Ti kthehem temës.

Identiteti i një populli është në rrezik kur jeta shpirtërore e tij është e orientuar për zhdukje. Shqiptaret e Malit te Zi nuk kane gazeta, mediumet e veta, folklor, muzeume, teatër, galeri, s’kanë praktikisht asgjë. Po kanë deputet ne Parlamentin e Malit te Zi, por interesimi i tyre për popull është deri në momentin kur përfundon numërimi i votave.

Mosangazhimi i institucioneve përkatëse që marrin rrogën për ketë punë siç është Qendra kulturore, mediumet dhe Organizata turistike, si edhe ato në nivel te Republikës (Fondi i pakicave, Ministria e kulturës, Këshilli nacional,…) të gjithë këto institucione financojnë vazhdimisht të njëjtin grup njerëzish si atëherë edhe sot për disa projekte qe nuk kanë klithme artistike dhe sukses në shoqëri. Duke mos dashur ti ofendoi autor;t disa janë viktimë e disa janë nënshtruar një manipulimi tejet mirë të organizuar. Promovimet e librave bëhen nën praninë e 10 njerëzve, çdo here të njëjtit. Sistem i përpunuar për të shuar kulturën, për ta zhdukur fare nga jeta shpirtërore dhe artistike një shoqëri, që të harrohen tradita, doket, zakonet.

Ky cikël komploti ishte shkas i angazhimit tim politik dhe më ka nxitë që të bëhem anëtarë i një partie ne vitin 2006 duke menduar për një ndryshim. Të bëj një të keqe të vogël për të ndal një të keqe të madhe, duke sakrifikuar dhe shtruar ne disponim tërë autoritetin publik, karrierën e fituar me vite në rrugën e vështire të artit.

Lexoja programin partiak edhe pse me rezerva mundohesha të gjej vend për projektet e mia. Isha i flakët në çdo aktivitet, duke e ulur veten në nuancat më primitive sociale dhe provinciale, duke lutur njerëzit për votën, duke ja cunguar të drejtën qytetare, lirin e zgjedhjes, duke i premtuar një ardhmëri më të mirë.

Çdo moment, minutë, ditë, muaj dhe vjet – deri në fitore, duke i bindur vetëm për një ide e një qëllim, për “Ndryshim, Integrim, Zhvillim”.

I pa lodhur isha i bindur, ëndërroja që kur të ndërrohet pushteti do të mundemi të realizojmë një jetë të pasur kulturore që Ulqini: të ketë Festivalin e verës, të këngës së lehtë shqipe, grupin e teatrit amator, skena të punoj tërë dimrin, çdo javë shfaqje nga Tirana, Prishtina, Prizreni, Shkodra, që qyteti të ketë bendet e vete muzikore, folklorin i cili do te jetë në kuadër të Qendrës për kulturë.

Verës mysafiret do të mahniteshin me traditën dhe vallet tona. Dimri nuk do të njohë më atë akull të ngrirë të monotonisë, rutinës, qetësisë, do dal rinia në skenë, kinema, koncerte, do motivohen brezat e ri, rrugët do të jenë plotë…dritat e shtëpisë kulturore të ndezura çdo natë… reflektorët, pllakatet, muzikë…duartrokitje…

Por jo, asgjë! Edhe me këtë pushtet duartrokitje vetëm në promovime! Në perëndim asgjë e re. Shpresojmë që në këtë shkrim do ketë shumë like edhe share në Facebook, e liderët le të mendojnë pak…Se kamëzat e karrigës jemi ne!

16 comments

  1. Te lumet Cano! Sa na mashtruan keto manipulante te papare ne historine e ketij qyteti. Duhet ti percjellim me serenata! Bukur, embel, sic na ka hije.

    • Vet e ke dasht cano lazoja”Forcen per zhgatrrim”.ke menu se pa gjin patriota ke forca.a bela ke menu se e kajn maras dps!!..Cano lazoja kena menu se je ma i urt….tesh duroni dps &forca deri kur ta zjgatrrojn ulqinin me temel e ta shesin me temel.edhe denji dit prej shpije tesh i qesin ulqinakt…

  2. Par prep te uroj sukses se kr dal i sinqert edhe e ke pranu gabimin si e ke ba qi ke hy me nji parti”forca”-ma te keqe ndonjeher ne hostorine e kti Ulqini.

  3. bane ti nji ndyshim cano me geton e ri, e presim qyshkur…

  4. Ne tane ata vite qe ka numeruar Cani, Ulqini ka nap shum talente muzikore dhe emra te njohura derisa Cani eshte marre me Geto 1- 2- 3-4-5- deri ne pafund pa kurrefar kreativitetit. Bejte te ndryshme me te njajtin ritem dhe me duete me Gjyste Vulaj dhe kantar tjere tallava.

    Tesh qe karijera e tij ka deshtuar dhe ka marr fund duhet me gjet nje fajtore. Partit politike dhe me ne fund Forca.

    Me sa me duket mu, Cani eshte i punesuar ne Qender per kulture dhe ka shansin per ta permiresuar gjendjen ne kulture. Me sa duket paska deshtuar edhe ketu e tesh ka fillu me shkru kritika dhe me marr lajka. (Jam shum kurioz me pa se sa lajka ka marr!)

    Ndersa te tjeret marrijn eurovizionin dhe boten e te famshmeve muzikore.

    Personalisht mendoj se Ulqini nuk ka humbur gja me deshtimin e Canit si Artist, e as Forca me humbjen e nje dembelit ne radhen e te tjereve.

    • @Duja
      Pa munohem me ta hek kuriozitetin, deri tesh Cani ka marr 117 like, e ke menjiher ne fund te tekstit te tij, shikoje edhe vet.
      Sa i perket karrieres muzikore, aty gjithsekush i ka shijet e veta por duhet me pranu qi ka kriju njifar emrit nji vakt e nji koh. as mu nuk mka pelqy kurr muzika ti, por kja nuk dan me than qi nuk ju ka pelqy shumices.
      sidoqoft, tesh masi qi e kritikan Forcen, ndoshta isht ma mir ti si perkrahes me reflektu pak edhe vet, e ja menjiher me kritiku edhe nenvleresu njeriun. Menimi jem. dikur ka vjeft kur ka livdu forcen.

    • ma mire me qen nje prind i mire me pas koh per femij se sa mu marr me kareiren e Canit…

    • @Duja
      Pse ofendon nje njeri qe po thote thjesht te verteten? Ata qe kane arrite neper festival kombetare e nderkombetare jane femijet e atyre qe ua ka mbushe xhepat politika. Hidhu nje sy emrave te njohur ne art dhe sport qe vijne nga Ulqini! A nuk jane gati te gjithe femije politikanesh? A nuk jane te gjithe femijet e atyre qe e shkaterruan e po e shkaterrojne Ulqinin? E ke shume gabim qe ofendon Cano-n. Me nje caravan mesuesish privat edhe gomeret e rruges I ben kengetare e sportiste… E pra, te gjithe keta te rinjte kane pase mesuesit e vete privat. Sa ke nga ata qe kane arritur pa para, pa miq, pa mesues privat… vetem me talentin dhe aftesite e veta? Shume pak ose aspak!

      • Forca mos bani armiq njerzt qe dojn te miren qytetit vet dhe qe kan respekt nga populli se nuk kan gabuar kurr…por kerkoni falje dhe pranoni gabimet,kur ju asht dasht e keni perkrah tash e ofendoni …

  5. Cani dikur ka pas hite qan jan ndegju tan kosoven , e veres neper makina vetem keng e Canit jan ndegju …par na jena si jena nuk dim me vlersu tonin ,pranej kena mrrit kaq keq …

  6. Cano futja geto ti …se a shef kuj i dalin zat kta …ti ske qen ne evrovizije…i lidh sherbimi…

  7. Eci Cano! Ti ke ba emer ne gjith hapesiren shqiptare. E tregove se je patriot i vertet, me vepra, fjale, mendime.

  8. cani ka fol per gjendjen ne kultur ja per vehten…e sa per at aj ka ba ball jena rrit me kasetat e tija

  9. Cani eshte i vetmi artist nga ulqini qe ka shitur albumet ne kosov e ne shqiperi ,asnje kengetar nga ulqini nuk ka pas shitje te cd ne kosov vetem Cani ,ne viti 1998 albumin me me te shiturit ,poashtu ne vitin 2002 dhe 2004 albumin me i shitur ne kosov nga Ziko kompani…megahit Tekila Party ,e keto kengetart tjer u mynet tuj ba spota e tuj dal ne tv por keng nuk i kajn hita …CANI KA HITA QE KAJN ME MET ….isht ba i njoftun pa spota e pa miq e intervenime …por vetem me kenge ide kreativitet…Edhe Forcen e ka njall me kengen qe ja ka ba ….Cano FUTJA geto 5

  10. Pershendetje komentues,
    Canon e respektoj, sepse ka vlerat e tij, jo sikur disa qe vetem flasin e nuk kan kriar asnje ne jete (te pakten ta kishin mjell nje ulli, mos tjeter).
    E kisha porosit nese ndonjeher i lexon keto komente, qe mos te hjekin dore nga Forca, sepse aty ka njerez me te cilet mund te punohet, vetem egziston nje problem, qe ne kohen e funit 2 – 3 biznismen i kan dhen ketij subjekti me shume akcent ekonomik sesa politk, social … keshtu qe duhet ber disa ndryshime dhe te vazhdojme me pune, te ecet dhe te merret frym paralel me popullin tone. Gjithashtu te punohet ne realizimin e nevojave qe kurr nuk na u plotsuam, e jo te jen teritoret ku ne jetojme me pak te zhvilluarat ne nje vend te pazhvilluar = 0. Nuk e meritojm keshtu se ne jem popull i drejt dhe dashamir por jo kur dikush na shkel.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top