Sunday , December 17 2017
Lajmi i fundit

CANO LAZOJA: NË ULQIN ASGJË TË RE

Natyra ime është direkte. Qe të jem sa më i afërt me lexuesit do ta thjeshtoj, konkretizoj. Edhe pse temën nuk dua ta orientoj që të ketë manifestim personal por që të kuptohet esenca, më duhet të kaloj pak në mënyrë sipërfaqësore mbi biografin time.

1. Në vitet 90 si gjimnazist me disa shokë dhe shoqe nga klasa kërkuam një orë emision për të rinj në gjuhën shqipe në radio Ulqin. Na lejuan me censura të ndryshme dhe pastaj na e ndërprenë. Ishte problem që të lëshohet kënga e Ardit Gjebres – Jon.

2. Në vitet 90 prapë si gjimnazist kërkoja nga Qendra për kulture Sallën e vogël të kinemasë që ishte ne gjendje shumë të mire në atë kohë, për të organizuar koncerte, ballo dhe manifestime. Më shumë peripeci dhe mundime na lejuan me pagesa shumë të mëdha dhe ndonjëherë nuk na lejuan pa asnjëfarë arsyetimit.

3. Ne vitet 90 organizoja ballo te shumta n[ hapësira të ndryshme të qytetit si Miss Ulqini, 14 Shkurti, 8 Marsi, 1 Maji, me mjete te veta financiare, kurrë nën mbështetjen e komunës. Manifestimet ishin tejet masive edhe shumë të suksesshme. Tentimet e mija ishin te shumta tek kryetaret e atëhershëm por përkrahje kurrë nuk gjeta…

4. Ne vitet ’00 kisha një ndër emisionet në radio si dhe në TV më të shikuara në qytet “Petlla me kas”, kurrë nuk kisha financim edhe pse me një ekip të vogël gjithë projekti u realizua me sukses. Pushteti i atëhershëm nuk i shkonon përshtat kritikat, por opozita me favorizonte….

5. Ne vitet ’00 kisha albumin muzikorë më të suksesshëm në Kosovë dhe Shqipëri. Ministri i pakicave atëherë me financoi me një shume qe nuk vlen te përmendet, por sidoqoftë, mirë e pa të arsyeshme…

Të mos vazhdoj me gjatë se fillova ta bëj veten supermen si liderët e partive….Ti kthehem temës.

Identiteti i një populli është në rrezik kur jeta shpirtërore e tij është e orientuar për zhdukje. Shqiptaret e Malit te Zi nuk kane gazeta, mediumet e veta, folklor, muzeume, teatër, galeri, s’kanë praktikisht asgjë. Po kanë deputet ne Parlamentin e Malit te Zi, por interesimi i tyre për popull është deri në momentin kur përfundon numërimi i votave.

Mosangazhimi i institucioneve përkatëse që marrin rrogën për ketë punë siç është Qendra kulturore, mediumet dhe Organizata turistike, si edhe ato në nivel te Republikës (Fondi i pakicave, Ministria e kulturës, Këshilli nacional,…) të gjithë këto institucione financojnë vazhdimisht të njëjtin grup njerëzish si atëherë edhe sot për disa projekte qe nuk kanë klithme artistike dhe sukses në shoqëri. Duke mos dashur ti ofendoi autor;t disa janë viktimë e disa janë nënshtruar një manipulimi tejet mirë të organizuar. Promovimet e librave bëhen nën praninë e 10 njerëzve, çdo here të njëjtit. Sistem i përpunuar për të shuar kulturën, për ta zhdukur fare nga jeta shpirtërore dhe artistike një shoqëri, që të harrohen tradita, doket, zakonet.

Ky cikël komploti ishte shkas i angazhimit tim politik dhe më ka nxitë që të bëhem anëtarë i një partie ne vitin 2006 duke menduar për një ndryshim. Të bëj një të keqe të vogël për të ndal një të keqe të madhe, duke sakrifikuar dhe shtruar ne disponim tërë autoritetin publik, karrierën e fituar me vite në rrugën e vështire të artit.

Lexoja programin partiak edhe pse me rezerva mundohesha të gjej vend për projektet e mia. Isha i flakët në çdo aktivitet, duke e ulur veten në nuancat më primitive sociale dhe provinciale, duke lutur njerëzit për votën, duke ja cunguar të drejtën qytetare, lirin e zgjedhjes, duke i premtuar një ardhmëri më të mirë.

Çdo moment, minutë, ditë, muaj dhe vjet – deri në fitore, duke i bindur vetëm për një ide e një qëllim, për “Ndryshim, Integrim, Zhvillim”.

I pa lodhur isha i bindur, ëndërroja që kur të ndërrohet pushteti do të mundemi të realizojmë një jetë të pasur kulturore që Ulqini: të ketë Festivalin e verës, të këngës së lehtë shqipe, grupin e teatrit amator, skena të punoj tërë dimrin, çdo javë shfaqje nga Tirana, Prishtina, Prizreni, Shkodra, që qyteti të ketë bendet e vete muzikore, folklorin i cili do te jetë në kuadër të Qendrës për kulturë.

Verës mysafiret do të mahniteshin me traditën dhe vallet tona. Dimri nuk do të njohë më atë akull të ngrirë të monotonisë, rutinës, qetësisë, do dal rinia në skenë, kinema, koncerte, do motivohen brezat e ri, rrugët do të jenë plotë…dritat e shtëpisë kulturore të ndezura çdo natë… reflektorët, pllakatet, muzikë…duartrokitje…

Por jo, asgjë! Edhe me këtë pushtet duartrokitje vetëm në promovime! Në perëndim asgjë e re. Shpresojmë që në këtë shkrim do ketë shumë like edhe share në Facebook, e liderët le të mendojnë pak…Se kamëzat e karrigës jemi ne!

16 comments

  1. I nderuari Can Lazoja.Mendoj se Z. Mehmet Zenken e ke te sinqert dhe mundesh mi xan bes.Jam i sigurt se edhe ti menden se shqiptarizmi isht tek UDSH dhe kryetari i tij Meto Zenka.Ka pas gabime par tesh mendej se me kuadrat e ri(mos ti quaj edhe une si ata si i quajshin experta) UDSH ka ma fitu ne Ulqin.Atmosfera ne Ulqin i shkon ne favor UDSH.Edhe un si kundershtar me shpirt i udheheqjes se Forces( por kurr edhe kurr kunder votuesve te saj) nuk e kam prit se paj percellim kaq shpejt.Par cka kajn meritu i ka ngja.
    Pershendes te gjith votust e UDSH,ato qe jan tash,te ghith ato qe dikur kane qene si dhe ato qe do te jene dhe i deshiroj mireseardhje.Pa ju nuk ka ndryshime.Ti lam rrenat njiher e pergjithmon dhe te sillemi e te punojme per te miren e Ulqinit.Ulqini ate e meriton duke ditur potencialin e te mirave natyrore si dhe qytetrareve te ti.
    Edhe njehere rrnoft Ulqini,rrnoft U D SH

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top