Akoma nuk dihet qëndrimi i organeve shtetërore rreth padisë së ndërmarrjes “Kriporja” sh.a. në falimentim me të cilën kërkohet që kësaj kompani t’i pranohet pronësia për 15,2 milion metër katror në pjesën e pasme të Plazhit të madh. Në padi, Eurofond kërkon që ti jepet kjo e drejtë, e jo, siç është tani, vetëm e drejta e shfrytëzimit. Në Gjykatën ... Read More »
Ekonomi
Feed SubscriptionKuvendi: A KISHTE PASTRIM PARASH NË RASTIN “OTRANT”?
Privatizimi i hotelit “Otrant”, i cili është bërë nëpërmjet procesit të falimentimit në Ndërmarrjen hotelerike-turistike Riviera e Ulqinit, nuk ka arritur objektivin e tij, është arritur përfundimi sot në mbledhjen e Komisionit për përcjelljen dhe kontrollin e procesit të privatizimit në Kuvendin e Malit të Zi. Komisioni, siç thuhet në përfundime që transmeton Mina-biznes, ka nisur iniciativën ndaj Drejtorisë për ... Read More »
Agrumet: 20 TONË U DËRGUAN NË HUNGARI
Prodhuesit e agrumeve nga Ulqini ishin të dielën të kënaqur. Sepse, atë ditë drejt kryeqytetit të Hungarisë, Budapest, u transportuan 20 tonë agrume dhe klementina, njoftohet Portali UL-info nga OJQ “Agrumet”. Pritet që ky trend i mirë të eksportit të kësaj peme jugore të vazhdojë edhe ditët në vijim kah vendet e Evropës qendrore, si dhe Serbisë, Shqipërisë dhe Malit ... Read More »
Rizaj: JENI DYFISH MË TË SHTRENJTË SE KONKURRENCA
Drejtori i Qendrës turistike të Kosovës Shkelzen Rizaj ka deklaruar që Mali i Zi po ballafaqohet me konkurrencën gjithnjë e më të madhe të vendeve të regjionit kur bëhet fjalë për ofertën turistike. “Grekët kanë ulur çmimet dhe kanë rritur nivelin e shërbimeve”, tha ai për “Vijesti” duke shtuar që Shqipëria po ashtu po bëhet konkurrentë gjithnjë e më serioz ... Read More »
Bilanci i NHP “Riviera e Ulqinit”: BILANCI POZITIV NËNTË MUJOR
Ndërmarrja hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit” ka realizuar në nëntë muaj e parë të punës në këtë vit fitim prej rreth 80 mijë euro, mëson Portali UL-info. Siç thuhet, këto rezultate, megjithatë, janë pak më të dobët në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar, kur fitimi neto ishte 86.359 euro. Në përbërje të kësaj ndërmarrje hotelerike, e cila është ... Read More »
Riviera e Ulqinit: NË GUSHT MË SHUMË FJETJE SE NË 11 MUAJT E TJERË
Që gushti e nxori sezonin e sivjetmë turistik vërtetojnë edhe të dhënat e Entit shtetëror për statistikë. Në këtë muaj në rivierën e Ulqinit zyrtarisht janë realizuar 523 365 fjetje, apo më shumë se në tërë pjesën tjetër të vitit! Nëse kësaj i shtohen edhe fjetjet e evidentuara në korrik (266 567), kuptojmë që në këto dy muaj janë realizuar ... Read More »
Monstat: NË ULQIN PAGAT MË NUK JANË MË TË ULTAT NË VEND
Sipas të dhënave të publikuara sot, paga mesatare në Ulqin nuk është më ma e ulëta në vend. Mbas Ulqinit, ku punëtorët çdo muaj marrin mesatarisht 417 euro, janë Danillovgradi, Bijello Pole, Andrijevica dhe Herceg-Novi. Paga mesatare në këtë komunë tash pesë muaj shënon trend rritës, kështu që në krahasim me majin ajo është më e lartë për 50 euro. Read More »
Ministria e financave: BORXHI I KOMUNËS SË ULQINIT 7,2 MILION EURO
Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së financave të Malit të Zi, detyrimet totale të komunës së Ulqinit në fund të katërmujorshit të dytë të vitit 2014 ishin 7,16 milion euro. Nga ky resor qeveritar thonë që në gjashtë muajt e parë të këtij viti detyrimet e administratës lokale janë rritur për 380 mijë euro. Bëhet fjalë, kryesisht, për ... Read More »
Qiramarrja: GAZIVODA DËSHIRON KRIPOREN
Ish drejtori i Kripores Lubo Gazivoda do të dorëzojë ofertën për qiramarrje të kompanisë më të vjetër të Ulqinit, shkruan “Vijesti”. Gazivoda tha për këtë gazetë që me siguri do të dorëzojë ofertën mbasi që ti studioi detajet e shpalljes publike të cilën e publikoi administrata e falimentimit të Kripores. Ai, përndryshe, për vite të tëra me sukses e menaxhon ... Read More »
Turizmi: TË UNIFIKOHET OFERTA E HOTELEVE TË VEGJËL
Një nga problemet më të mëdha të turizmit të Ulqinit është mungesa e hoteleve. Por, derisa ato priten, duhet të unifikohet oferta e hoteleve të vegjël në të cilët ka rreth 2 mijë shtretër, mendojnë ekspertët. “Pronarët e hoteleve të vegjël duhet të themelojnë firmën e përbashkët për shitje dhe që bashkërisht të marrin pjesë në tregje. Kështu, kur prezantohen ... Read More »