Monday , September 16 2019
Lajmi i fundit

Kriporja: KËRKOJNË PARA PËR MBLEDHJEN E KRIPËS

Pronarët e Kripores kanë kërkuar nga Qeveria e Malit të Zi të gjejë rreth 250 mijë euro për mbledhjen e 79 të kripës. Me këto para, siç mendojnë në udhëheqësi të ndërmarrjes më të vjetër në Ulqin e cila ndodhet në falimentim, mund të paguajnë pagat e punëtorëve. Në Kripore tani janë të punësuar 72 punëtorë, apo shtatë herë më ... Read More »

Fushata e Elektro-ekonomisë: TA NDAJMË BARRËN

Elektro-ekonomia e Malit të Zi (EEMZ) ka lajmëruar që nga e enjtja fillon fushatën “Ta ndajmë barrën”. “Besojmë që në atë mënyrë blerësve nga kategoria e shtëpiakëve do të ju mundësojmë  që borxhin e mbetur, pavarësisht në shumën, ta shlyejnë në këste fikse, pa pjesëmarrje, interes apo ndërprerje të rrymës”, thanë nga kjo kompani. Shtohet që blerësit nga kategoria e ... Read More »

Afaristët i ankohen Cungut: INSPEKCIONET NA MALTRETOJNË

“Në periudhën e mëparshme afaristët e komunës së Ulqinit janë ekspozuar  presionit të madh të inspekcioneve të llojllojshme të cilët me veprimet e veta pengojnë funksionimin normal të dyqaneve tona”, thuhet në letrën e dërguar kryetarit të komunës së Ulqinit Nazif Cungu të cilën e dërguan afaristët nga Ulqini. 150 të nënshkruarit ankohen që në të njëjtën kohë kontrollin në ... Read More »

Monstat: NË ULQIN PAGAT MË TË ULËTA NË MAL TË ZI!

Të dhënat e fundit që i paraqiti në raportin e rregullt mujor Enti shtetëror për statistikë MONSTAT tregojnë që komuna e Ulqinit ndodhet në vendin e fundit në vend për nivelin e pagës mesatare. Paga mesatare në prill në këtë komunë ishte 357 euro, që do të thotë që është për dhjetë përqind më e vogël se në Andrievicë. Paga ... Read More »

OT: Pikë informimi në Sukubinë

Për dhjetë ditë Organizata turistike e Ulqinit do të hap Pikën e Informimit në afërsi të pikës kufitare në Sukubinë, deklaroj drejtori i këtij institucion Minir Karmanaga. Ai tha që mysafirët në këtë mënyrë që në hyrje të Ulqinit do të mund të marrin të gjithë informatat e nevojshme për kushtet e qëndrimit në rivierën e Ulqinit. OT deri në ... Read More »

Investitorët nën presionin e Qeverisë: NUK KA MË KOHË PËR PRITJE

Suka, Jadran, Panorama

Të gjithë ato që gjatë dekadës së kaluar kanë blerë hotelet në rivierën e Ulqinit dhe nuk kanë realizuar kontratat investuese të nënshkruara këtë do ta bëjnë deri në fund të vitit, në të kundërt kontrata e tyre do të anulohen, mëson portali UL-info. Realizimin e kontratave të nënshkruara e përcjell Sekretariati për investime kapitale i cili drejt për drejt ... Read More »

FILLIMI I SEZONIT: SHUMË MË I KEQ SE VITIN E KALUAR

Valdanos, Panorama

Rezultatet e para të sezonit turistik në rivierën e Ulqinit tregojnë që ai është shumë më i dobët se vitin e kaluar. “Kjo para së gjithash ka të bëj me efektet financiare të cilët janë për një të tretën më të vogla se vitin e kaluar”, tha për portalin UL-info një sipërmarrës i njohur nga Ulqini. Ai tha që mysafirët ... Read More »

Vizitë studimore në Ulqin: VIZITË NJËDITORE E OPERATORËVE TURISTIK KINEZ

Plazhi i madh, Velika plaza

Grupi prej tetë anëtarëve i operatorëve turistik nga tregu kinez, në kuadër të vizitës studimore në Mal të Zi, të shtunën qëndruan në Ulqin. Grupin e përbënin operatorët turistik Beijing Ctrip International Travel Service, Beijing Eyeshot Business Travel, Hua Yuan International Travel, Beijing Jin Jiang International Tours, Phoenix Travel Worldwide, China Travel Service dhe Azure Global, si dhe përfaqësuesi i ... Read More »

OT: MBI NJËMIJË MYSAFIR NË HOTELE DHE KAMPE

Organizata turistike, Turisticka organizacija

Sipas të dhënave të Organizatës turistike, në rivierën e Ulqinit qëndrojnë mbi njëmijë mysafir në hotele dhe kampe. Në objektet e hotelerisë pushojnë 964 mysafir, nga të cilët gati të gjithë janë të huaj, ndërsa 60 mysafir janë të vendosur në kampe. Në Organizatën turistike vlerësojnë njëkohësisht që në akomodimet private qëndrojnë diçka më pak se 1500 mysafir. Siç ceket, ... Read More »

FESTIVALI NË ULQIN: Në fund të qershorit mijëra turistë

Në plazhin “Dulcinium” të Kite klubit nga 28 deri më 30 qershor do të mbahet “Southern Soul Montenegro Festival”. Sipas fjalëve të organizatorit, koncepti i festivalit është argëtimi i mirë i cili do të zgjas nga mesdita deri në orët e para të mëngjesit për tre ditë me radhë. Është vërtetuar pjesëmarrja e mbi 40 artistë nga Evropa dhe SHBA, ... Read More »

Scroll To Top