Monday , March 27 2017
Lajmi i fundit

“Pobjeda”: “RIVIERA E ULQINIT” E PARA NË LISTË PËR SHITJE

Ulcinjska rivijera

Tenderi i parë që do të shpallet gjatë këtij viti do të jetë për Ndërmarrjen hotelerike “Riviera e Ulqinit”, për të cilën ekziston interesimi i investitorëve, shkruan “Pobjeda”. Me Planin e Këshillit për privatizim dhe investime kapitale janë lënë më shumë mundësi të privatizimit të kësaj ndërmarrje më të rëndësishme të Ulqinit: me shitjen e aksioneve, një pjese të pronës ... Read More »

Kriporja: BORXHI NDAJ PUNËTORËVE 1,2 MILION EURO

Kriporja, Solana, Greve, Strajk

Kriporja tash 12 vite është në faliment, ndërsa punëtorët kanë pa marrë mbi 1,2 milion euro, shkruan “Vijesti”. Shtohet që borxhi në bazë të kontributeve të papaguara për gjashtë vite është pak më i ultë se një milion euro. Përndryshe, mbasi që Ognjen Jovoviq dha dorëheqje në funksionin e drejtuesit të falimentit në Kripore, këtë vend e mbulon Zharko Ostojiq. Read More »

Dita e Komunës: KËTË VIT ME 1 PRILL

Komuna e Ulqinit, Opstina Ulcinj

Dita e Komunës së Ulqinit, sipas Statutit të kësaj vetëqeverisje lokale, festohet të shtunën e parë të muajit prill. Kjo ditë simbolikisht shënon përfundimin e grumbullimit të ullinjve, daljen e detarëve në det dhe fillimin e sezonit turistik. E shtunja e parë në muajin e ardhshëm në të cilin do të festohet Dita e Komunës  është me 1 prill. Read More »

OT: PREZANTOHET OFERTA E ULQINIT NË BERLIN

ITB Berlin

Delegacioni i Organizatës turistike të Ulqinit, në krye me drejtorin Fuad Haxhibetin, ka udhëtuar për në Gjermani ku do të prezantojnë këtë javë ofertën e kësaj komunë për sezonin e ardhshëm në Panairin internacional të turizmit (ITB) në Berlin. ITB është panairi më i rëndësishëm botëror i turizmit, i cili do të mbahet prej me 8 deri me 12 mars ... Read More »

Kriporja: EDHE VITIN E KATËRT PA GRUMBULLIM TË KRIPËS

Kriporja, Solana

Në basenet e Kripores as në vitin 2017 nuk do të ketë grumbullim të kripës, mëson Portali Ul-info. Ky është viti i katërt me radhë që kripa nuk do të grumbullohet. Para kësaj në historinë e kësaj ndërmarrje më të vjetër në Ulqin, të themeluar në vitin 1934, është shënuar vetëm dy herë që nuk kishte grumbullim të kripës: një ... Read More »

Në Mal të Zi në janar: MË SË SHUMTI TURISTË NGA SHQIPËRIA

kolasin (1)

Çdo i pesti turistë në Mal të Zi në fillim të këtij viti ishte nga Shqipëria, njofton Enti shtetëror për statistikë. Siç thuhet, në janar mysafirët nga ky vend fqinjë kanë realizuar 20,5 për qind nga numri i përgjithshëm i bujtjeve në Mal të Zi. Pas tyre ishin turistët nga Serbia, me gjithsej 19,5 për qind, si dhe turistët nga ... Read More »

Panairi i turizmit në Beograd: PARALAJMËRIME TË MIRA PËR SEZON

sajam turizma BG 5

Në Beograd sot përfundon Panairi i 39 i turizmit në të cilin morën pjesë 1.200 ekspozues nga 55 vende. Në këtë panair u prezantua edhe Organizata turistike e Ulqinit, ndërsa nga kompanitë nga Ulqini ishin NHT “Riviera e Ulqinit”, “Albatros”, “Laguna” dhe kamp “Safari“, “Continental”, “Prego”, “Hot”, “Llolla” dhe “Eneida apartamentet”, si dhe sipërmarrësit dhe agjencitë tjera nga Ulqini. Sipas ... Read More »

Këshilli për privatizim: NË PLAN “RIVIERA E ULQINIT”, PLAZHI I MADH, ADA DHE SHASI

Riviera e Ulqinit, Ulcinjska rivijera

Këshilli për privatizim dhe projekte kapitale i Qeverisë së Malit të Zi ka përcaktuar të martën Draftin e vendimit për planin e privatizimit për vitin 2017. Me këtë dokument është paraparë “shitja e aksioneve dhe/ose dokapitalizimi dhe/ose valorizimi i një pjese të pronës së Ndërmarrjes hotelerike-turistike ‘Riviera e Ulqinit’ – AD Ulqin”. Parashihet edhe “valorizimi turistik nëpërmjet zhvillimit, ndërtimit, financimit ... Read More »

OT: PREZANTIMI I ULQINIT NË “PRAG HOLIDAY WORLD 2017“

Minir Karamanaga 1

Panairi ndërkombëtar i turizmit në Prag është një manifestim tradicional në të cilën Organizata Turistike e Ulqinit prezanton ofertën e vet për tregun e Çekisë, prej të cilit kemi një numër të konsiderueshëm të turistëve. Bashkëpunimi i mirë me organizatat tjera lokale ka rezultuar me pjesëmarrjen e përbashkët ne këtë panair ku Organizata e Ulqinit po merr pjesë me OT ... Read More »

Të mirat detare: VIJA E PËRFSHIRJES NË ULQIN SHUMË MË E MADHE SE NË KOMUNA TJERA

Peticija

Gjerësia mesatare e të mirave detare në Ulqin është dhjetë herë më e madhe se në komunat tjera në Bregdet. Kështu, për shembull, kjo mesatare në Kotorr është 32, në Budvë 54, ndërsa në Ulqin 565 metër! Hapësira të cilën e menaxhon Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare në këtë komunë është 33 milion metër katror. Përndryshe, këto ... Read More »

Scroll To Top