Saturday , December 16 2017
Lajmi i fundit

OT: 280 MIJË NGA TAKSA E BANIMIT NË AKOMODIMIT PRIVAT

fuad-haxhibeti-1

Rreth 750 mijë fjetje në akomodimin privat janë realizuar në Ulqin gjatë sezonit të deritashëm turistikë, njoftohet për “Vijesti” nga Organizata lokale turistike (OT). Sipas fjalëve të drejtorit të këtij institucioni, mysafirët mesatarisht kanë qëndruar shtatë deri në tetë ditë, që do të thotë se janë lajmëruar gjithsej rreth 100.000 mysafirë në akomodimin privat. “Fëmijët deri në moshën 12 vjeçare ... Read More »

Turizëm: HOTELET MBYLLEN NË TETOR

Riviera e Ulqinit, Ulcinjska rivijera

Në hotelet e rivierës së Ulqinit këto ditë pushojnë pak më shumë se dy mijë turistë ose katër për qind më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Sipas fjalëve të hotelierëve, rezultatet e përgjithshme të punës do të jenë përafërsisht në nivelin e vjetshëm. Parasezoni dhe fillimi i korrikut më i dobët është kompensuar në gusht, si ... Read More »

OT: NË ULQIN ZYRTARISHT PUSHUAN MBI 70 MIJË MYSAFIRË

Fuad-Haxhibeti

Përkundër bindjes tonë që këtë vit kishim shumë më shumë turistë, të dhënat zyrtare që ne kemi tregojnë se më shumë se 70 mijë mysafirë kanë pushuar në rivierën e Ulqinit, njoftohet nga Organizata turistike (OT). Siç tha për DN drejtori i OT Fuad Haxhibeti, Ulqini është i njohur për faktin që në territorin e tij ka shumë objekte të ... Read More »

OT: MYSAFIRË 12 PËR QIND MË SHUMË

Shtepia e shendetit, Dom zdravlja

Sipas raportit të Organizatës turistike, trendet e mira të vizitës së mysafirëve vazhdojnë edhe në ditët e para të shtatorit në rivierën e Ulqinit. Kështu sot në këtë komunë janë regjistruar pak mbi 5.800 mysafirë ose për 12 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Më së shumti turistë ishin në akomodimin privat, 3.064, në ... Read More »

Qeveria: EDHE 270 MIJË EURO PËR KRIPOREN

Branimir Gvozdenovic

Qeveria sot dha pëlqimin që të ndahen 270 mijë euro shtesë nga buxheti kapital dhe ai i Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, në mënyrë që Parqet nacionale në mënyrë cilësore dhe të sigurt të menaxhojnë Kriporen e Ulqinit. Ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Branimir Gvozdenoviq tha se mjetet shtesë janë për blerjen e pompave të reja ... Read More »

Monstat: PAGA MESATARE NË ULQIN NË KORRIK 425 EURO

Euro, Monedha, Novac

Sipas të dhënave të entit shtetëror për statistikë – Monstat, paga mesatare në Ulqin ishte 425 euro, ose 76 euro më pak se në nivel shtetëror. Në krahasim me vitin e kaluar, pagat janë rritur për 3,8 për qind, thonë nga Monstat. Përndryshe, paga mesatare në Tivar është 499 euro, në Budvë 486, ndërsa në Podgoricë 531 euro. Read More »

OT: GAZETARËT NGA GJERMANIA QËNDRUAN NË ULQIN

Gazetaret, Novinari

Në organizim të Organizatës nacionale turistike të Malit të Zi në periudhën prej me 20 deri me 29 gusht në Mal të Zi kanë qëndruar gazetarët nga Gjermania dhe atë kryeredaktori i njërës nga revistat më të njohura “VIP Reise magazine”. Vizita u organizua në bashkëpunim me organizatat lokale turistike të Ulqinit, Tivarit, Tivatit dhe Kotorrit. Të shtunën dhe të ... Read More »

UR: EDHE NJË SEZON NË TË CILIN NUK KISHTE PROBLEME ME UJË

Kroni, Cesma, Uji, Voda

Vitin e tretë me radhë, komuna e Ulqinit, në vijim të sezonit turistik, nuk do të ketë problem me mungesa të ujit duke iu falënderuar marrjes së sasisë munguese të ujit nga Sistemi i Ujësjellësit regjional (SUR), deklaroi për Portalin Ul-info inxhinieri kryesor i NP “Ujësjellësi regjional” Aleksandar Ceroviq. Ai tha se nga fillimi i vitit, duke përfunduar me muajin ... Read More »

OT: MYSAFIRË MË SHUMË PËR NJË TË KATËRTËN

Valdanos

Sipas të dhënave të Organizatës turistike këto ditë në të gjithë format e akomodimit në rivierë të Ulqinit pushojnë rreth 11.500 mysafirë. Kjo, siç theksohet, është për 27 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Mbushjen më të mirë e shënon akomodimi privat ku janë të regjistruar 8.373 turistë ose për 34 për qind më ... Read More »

Sh.Rizaj: NË ULQIN VERUAN MBI 250 MIJË KOSOVARË

Plazhi i vogel, Mala Plaza, Panorama

Drejtori i Lidhjes turistike të Kosovës Shkelzen Rizaj tha se deri tani në rivierën e Ulqinit veruan më shumë se 250 mijë shtetas të Kosovës të cilët realizuan mbi 2,5 milion fjetje. “Tek Kosovarët ishte e rëndësishme që Mali i Zi dhe Ulqini njihen si destinacione të sigurta”, tha ai për “Vijesti”. Rizaj vlerësoi se propaganda turistike e Ulqinit në ... Read More »

Scroll To Top