Saturday , December 7 2019
Lajmi i fundit

Karisma: 90 PËR QIND TË KAPACITETEVE I KEMI TË MBUSHURA

Nemanja Kostic

Drejtori zhvillimor i kompanisë Karisma Hotels & Resorts Nemanja Kostiq deklaroi se punimet në adaptimin e hotelit „Belvi“ do të përfundojnë në afat, kështu që kompleksi i ri hotelerik Holiday Village Montenegro do të jetë gati në maj. Sipas fjalëve të tija, „Karisma“ bashkëpunon me turoperatorin më të madh botëror TUI, gjë që flet për cilësinë të cilën e synojnë ... Read More »

Monstat: PAGA MESATARE VITIN E KALUAR NË ULQIN ISHTE 429 EURO

Euro

Sipas Entit shtetëror për statistikë – Monstat, gjatë vitit të kaluar paga mesatare në Ulqin ishte 429 euro. Kjo është për 76 euro më pak se paga mesatare e dhjetorit në nivel shtetëror, ose për 1,7 % më shumë seç ishte ajo në këtë komunë gjatë vitit 2016. Përndryshe, paga mesatare në vitin 2017 në Budvë ishte 503, në Tivar ... Read More »

“Tomas Kuk”: EDHE NE DËSHIROJMË TË INVESTOJMË NË ULQIN

Tomas Kuk

Një nga turoperatorët më të mëdhenj evropian “Tomas Kuk”, deklaroi se është i interesuar që të ndërtojë kapacitetet hotelerike në rivierë të Ulqinit. Këto ditë në Ulqin, së bashku me partnerët në Mal të Zi, kompaninë “Shajo Group” të Zharko Rakçeviqit, ishte drejtori për investime në tregjet e Evropës Qendrore të “Tomas Kukut” Joakim Sajp, Ai tha se në këtë ... Read More »

Prezantohet agrobuxheti: MË SË SHUMTI PYETJE NGA ULLISHTARËT

Agro (1)

Përfaqësuesit e Ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural mbajtën të enjten prezantimin e Agrobuxhetit për vitin 2018 për prodhuesit bujqësor në komunë të Ulqinit. Siç njoftohet nga ky resor, të pranishmit u njoftuan me masat përkrahëse, kushtet për fitimin e premive, mundësitë e përkrahjes së pakthyeshme për investime përmes thirrjeve publike, pastaj kritereve dhe kushteve të cilat duhet të plotësohen ... Read More »

Sekuliq: SË SHPEJTI TENDERI PËR FERMËN DIELLORE NË ULQIN

Dragica Sekulic

Ministrja e ekonomisë Dragica Sekuliq paralajmëroi se së shpejti do të shpallet thirrja publike për ndërtimin e fermës së madhe diellore në rrethinë të Ulqinit. Ajo theksoi se nuk bëhet fjalë për nxitje të burimeve të reja të energjisë por për çmim të tregut. „Kemi interesim të konsiderueshëm të investitorëve, kemi tokë të madhe shtetërore të pashfrytëzuar në rrethinë të ... Read More »

Të mirat detare: PLAZHET DO TË JEPEN NË PERIUDHËN PESË VJEÇARE

Plazhi i madh, Velika plaza.

Me Ligjin e ri për planifikim hapësinor dhe ndërtim të objekteve është paraparë sjellja e programit pesëvjeçar të vendosjes së objekteve të përkohshme në zonën e të mirave detare, kështu që në fund të këtij ose në fillim të vitit të ardhshëm do të kryhet tenderi për qiradhënien e plazheve në periudhën pesëvjeçare, njoftojnë për “Pobjeda” nga Ndërmarrja publike për ... Read More »

Kompania “Voli”: INVESTOJMË 1,4 MILION EURO NË SHAS

Staklenici, Serat

Kompania Voli në tre vitet e ardhshme do të investojë 1.379.000 euro në prodhimin bujqësor në tokën e qiramarrë me sipërfaqe prej 70 hektarësh në vendbanimin Shas në Ulqin, njoftojnë nga kjo kompani. Drejtori i sektorit të agrobiznesit në kompaninë Voli Jarosllav Stupavski tha për “Pobjeda” se ky vit është paraparë për rregullimin e tokës bujqësore, sepse për një kohë ... Read More »

Ujësjellësi rajonal: MALI I ZI I GATSHËM PËR KAPITULLIN 27

Radulovic Blloh

Ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Pavlle Radulloviq dhe këshilltari për mbrojtjen e mjedisit jetësor gjatë procesit integrues të vendeve negociuese në Bashkimin evropian Helmut Bloh, kanë nënshkruar të marten Letrën për qëllimet me të cilin u zyrtarizua bashkëpunimi i ardhshëm. Ky model u vendos për hir të forcimit të bashkëpunimit afatgjatë dhe kyçjen e të gjithë subjekteve të ... Read More »

Scroll To Top