Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

Hoteli “Mediteran”: TË MBUSHURË 95 % E KAPACITETEVE

hotel mediteran

Nga 1 qershori hoteli “Mediteran” në Ulqin është i mbushur me 95 për qind të kapaciteteve, tha për “Dan” drejtori i hoteli Novak Bojaniq. “Hoteli ka 134 dhoma dhe 450 shtretër. Presim që në korrik kapacitetet të jenë 100 për qind të mbushura”, tha Bojaniq. Sipas vlerësimit të turistëve në Booking. com, nota mesatare e këtij hoteli është 6.7. Vlerësimet ... Read More »

Të mërkurën në Ulqin: HAPJA SOLEMNE E HOTELIT “CONTINENTAL”

Hotel Continental

Të mërkurën, më 29 qershor, në ora 20, do të hapet solemnisht hoteli “Continental” në Ranë. Si njoftuan qiramarrësit e këtij objekti, ai do të ketë katër yje, gjithsej 95 shtretër në 30 dhoma luksoze, të cilat kanë pamje në det dhe Kala. Ato thanë se në këtë mënyrë u pasurua oferta turistike e Ulqinit për sezonin i cili është ... Read More »

Ullinjtë: KËTË VIT PRAKTIKISHT PA FRYTE

Ulliri, Maslina, Ullishta, Maslinada

Kushtet shumë të këqija atmosferike gjatë pjesës së dytë të pranverës praktikisht kanë shkatërruar frytin e ullishtës në Ulqin. “Gjendja është katastrofale, edhe pse gjatë prillit dukej se do të jetë më mirë se vitin e kaluar. Prodhimi do të jetë simbolik”, deklaruan ullishtarët e Ulqinit. Ato, përndryshe, këto ditë luftojnë në mënyrë që të shpëtojnë prodhimin minimal, sepse për ... Read More »

EEMZ: NË ULQIN KONSUMOHET MË SË SHUMTI RRYMË

Rryma elektrike, Struja

Konsumi më i madh i rrymës në maj është regjistruar në Ulqin ku amvisëritë kanë shpenzuar mesatarisht energji elektrike me vlerë 34,65 euro, njoftohet nga Elektroekonomia e Malit të Zi. Kjo është për 20 për qind më shumë se nivel të Malit të Zi, ku fatura mesatare është rreth 29 euro. Siç theksohet, në territorin e Komunës së Ulqinit ka ... Read More »

Turizëm: SEZONI NIS PËR NJË MUAJ

Plazhi i vogel 09.06.2016

Moti jostabil, fokusi në tregjet regjionale, fillimi i Kampionatit evropian në futboll dhe muaji i Ramazanit, janë disa nga faktorët të cilët ndikuan që parasezoni në Ulqin është mjaft më i dobët se vjet. Fotografia e cila sot mund të shihet në Plazh të vogël flet mjaftueshëm për këtë gjë. Punëtorët turistik shpresojnë se sezoni i vërtet këtë vit do ... Read More »

Abazoviq: KRIPORJA MBIJETOI LUFTAT, POR JO QEVERINË E MILLOS

Dritan Abazovic

Nënkryetari i URA-së dhe deputeti në Kuvendin e Malit të Zi Dritan Abazoviq ka thënë se Kriporja mbijetoi luftat, por jo edhe qeverisjen e kryeministrit Millo Gjukanoviq. „Ju të mbroni Kriporen? Ju e keni shkatëruarr. Atje është sitauta si në Vukovar në kohë lufta. Njerëzit tmerrohen kur shohin makinat e prishura dhe pronën e shkatërruar“, tha Abazoviq në Kuvend në ... Read More »

Gvozdenoviq për mbrojtjen e Kripores: PRESIM QË KOMUNA E ULQINIT TË KRYJË PUNËN E VET

Branimir Gvozdenovic

“Kriporja e Ulqinit është e mbrojtur dhe në atë hapësirë tash disa vite nuk ndërtohet asnjë objekt”, tha ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, Branimir Gvozdenoviq, duke shtuar se mbrojtja formale nënkupton procedurë të qartë. Gvozdenoviq, duke u përgjigjur në Parlament në pyetjen e deputetit Dritan Abazoviq për ç’arsye Ministria nuk ka sjell aktin për mbrojtjen e Kripores, tha ... Read More »

Shkrela për parasezon: MË KEQ SE VITIN E KALUAR

Ulqin, Ulcinj, Panorama

Kryetari i qiramarrësve të plazheve Prela Shkrela ka thënë se parasezoni në rivierën e Ulqinit është më i dobët se vitin e kaluar. “Nuk është as i përafërt me vjet”, tha për “Vijesti” pronari i “Kopakabanes”. Kryetari i Shoqatës “Kalaja” Ismet Karamanaga ka thënë se mysafirët rrinë dy-tre ditë. “Nuk na shkojë në favor as moti me shi”, shtoi ai. ... Read More »

EEMZ: NË FURNIZIM MË TË MIRË INVESTOJNË MBI DY MILION EURO

EEMZ

Sezonin e ardhshëm në komunë të Ulqinit do të jetë furnizimi më i mire me energji elektrike. Ky është rezultat i punimeve të cilat Elektroekonomia e Malit të Zi këto ditë po i bënë në pjesën e ngushtë të qytetit. Pritet ndërtimi i nënstacionit të ri (TS “Ulqini i ri”), ku do të investohen rreth 2,2 milion euro. “Nënstacioni ekzistues ... Read More »

Hotelet të mbushur mirë: NË OTRANT RRETH 600 MYSAFIRË

Hotel Otrant

Që ky sezon turistik do të jetë i mirë, dëshmon gjendja në akomodimin hotelerik. Kështu, për shembull, në hotelin “Otrant” këto ditë pushojnë rreth 600 mysafirë, që është për tetë për qind më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Shumica e mysafirëve janë nga shtetet evropiane, të cilët erdhën nëpërmjet agjencive. Situatë e ngjashme është edhe në ... Read More »

Scroll To Top