Sunday , June 16 2019
Lajmi i fundit

OT: PJESËMARRJE NË PANARIN E NOVI SADIT

Aco Jacoviq, OT Ulqin, TO Ulcinj

Panairi ndërkombëtar i turizmit në Novi Sad, i 48 me radhe, mbahet prej 8 deri me 10 tetor 2015. Këtë vit Mali i Zi ka fituar statusin e shtetit partner të panairit të Novi Sadit, kështu që Organizata Nacionale e Malit të Zi në bashkëpunim me Ministrinë e turizmit, Ambasadën e Malit të Zi në Sërbi, dhe bashkë me organizatat ... Read More »

Prej të martën: NAFTA MË E LIRË

Gorivo, Dizel, Benzin, Karburanti, Nafta, Benzina

Eurodizeli në Mal të Zi nga e marta do të jetë më i lirë tre cent, ndërsa çmimi i benzinës do të mbetet i pandryshuar, mëson CdM nga Ministria e ekonomisë. Kështu litri i naftës dy javët e ardhshme do të kushtojë 1.06 euro për litër. Litri i eurosuperit BMB 98 edhe më tej do të kushtojë 1.21 euro litri, ... Read More »

Më herët se zakonisht: FILLOI MBLEDHJA E ULLINJVE

Ulliri, Maslina

Mbledhja e ullinjve në Ullishtën e Ulqinit zakonisht fillon nga mesi i tetorit, por këtë vit nisi pak më herët. Arsyeja është cilësia e mirë e ullinjve, gjë që është rezultat i kushteve të volitshme klimatike gjatë tërë vitit, por edhe implementimi i masave agroteknike në disa ullishta. Përndryshe, prodhimi i ullinjve është më i mirë se vjet, kur praktikisht ... Read More »

Kriporja: SHESIN KRIPËN E VITIT 2013

Kriporja, Solana

Administruesi i falimentit në Kripore të Ulqinit ka publikuar shpalljen publike për shitjen e kripës e cila gjendet e vendosur në rrethin e kësaj kompani. Siç vlerësohet, në stok ka rreth tre mijë tonë kripë, ndërsa çmimi fillestar është 39 euro për tonë. Përndryshe, bëhet fjalë për kripën e vitit 2013, sepse tash dy vite në këtë ndërmarrje më të ... Read More »

NHT „Riviera e Ulqinit“: SEZONI TEK NE DERI ME 25 TETOR

Radomir Mikan Zec

Nga Ndërmarrja hotelerike-turistike „Riviera e Ulqinit“ është njoftuar se këtë vit kanë realizuar rreth 150 mijë fjetje, gjegjësisht një të treten më shumë se vitin e kaluar. „Ky isht sezoni më i mirë turistik në 20 vitet e fundit“, tha për „Dnevne novine“ drejtori i kësaj kompani Radomir-Mikan Zec. Sipas fjalëve të tija, sezoni në objektet e Rivierës do të ... Read More »

Monstat: TURISTA KISHTE DIÇ MË SHUMË, MË SHKURT QËNDRUAN

Plazhi i vogel, Mala plaza

Për tetë muajt e parë të këtij viti në rivierën e Ulqinit zyrtarisht kanë pushuar rreth dy për qind më shumë mysafirë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror për statistikë – Monstat. Siç theksohet, në periudhën prej janarit deri në fund të gushtit në Ulqin janë realizuar 953 mijë fjetje. Më shumë ... Read More »

Komuna: AKTIVITETE INTENSIVE PËR RISTRUKTURIMIN E BORXHIT

Komuna e Ulqinit, Opstina Ulcinj

Administrata lokale në bashkëpunim me Ministrinë e financave intensivisht ka nisur aktivitetet të cilat kanë të bëjnë me rikonstruktimin e borxhit të komunës, mëson Portali Ul-info. Pritet se deri në fund të muajit të ardhshëm do të përfundojnë të gjithë aktivitetet, gjegjësisht se do të sillet vendimi i parlamentit, të merret pëlqimi i Ministrisë së financave dhe të nënshkruhet kontrata ... Read More »

Monstat: PAGA MESATARE NË GUSHT 404 EURO

Euro

Sipas raportit të fundit mujor të Entit shtetëror për statistikë – Monstat, paga mesatare në Ulqin në gusht ishte 404 euro. Kjo do të thotë, siç pohojnë nga ky institucion, që pagat mesatare në këtë komunë ishin për 4,5 për qind më të larta se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Tash disa muaj Ulqini nuk është në vendin ... Read More »

Vendimi: AUTOSTRADA ADRIATIK-JON NËPËR SUKUBINË

Thimjo Plaku

Funksionari i lartë i qeverisë shqiptare Thimjo Plaku ka deklaruar se mbas Samit të Ballkanit perëndimor, të mbajtur pak kohë më parë në Vjenë, është e sigurt se aksi i autostradës adriatiko-joniane nga Mali i Zi në Shqipëri do të kalojë nëpër Sukubinë nga kufiri malazez, gjegjësisht Muriqani nga ai shqiptar. Ai tha se është pranuar kërkesa e Ministrisë së ... Read More »

Në lojë dy opsione: AKVA PARKU NDOSHTA MË AFËR ADËS

Akva park, Wave pool

Deri në fund të tetorit do të dihet në cilin lokalitet do të ndërtohet akva parku në Shtoj, investimi i kompanisë turke “Polin”, me vlerë 7,5 milion euro. Siç shkruan “Dan”, nga administrata lokale investitorëve në ndërkohë është ofruar lokaliteti alternativ i cili është më afër Adës. Siç theksohet, kjo tokë po ashtu është lëndë e kontestit, por ato që ... Read More »

Scroll To Top