Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

Drejtoria tatimore: AVOKATËT E ULQINIT KANË BORXH 123 MIJË EURO

Euro, Monedha, Novac

Nga Drejtoria tatimore (DU) e Malit të Zi kanë njoftuar se avokatët nga Ulqini në emër të tatimeve të papaguara kanë borxh 123.366 euro, shkruan “Vijesti”. Për këtë arsye, siç thuhet nga ky institucion, është iniciuar aksioni i posaçëm i kontrollit dhe pagesës së këtij borxh. “Planifikojmë pagesën e detyruar me bllokimin e llogarisë nëse avokatët nuk paguajnë ose nëse ... Read More »

Mbledhja e KK-së: KONSOLIDIMI I FINANCAVE ME 5,5 MILION EURO KREDI

Kuvendi Komunal i Ulqinit

Edhe pse për këtë gjë nuk u arrit marrëveshja në Kolegjiumin e fundit, është e sigurt se në mbledhjen e nesërme do të diskutohet për huamarrje kreditore të Komunës së Ulqinit për 5,5 milion euro. Siç mëson Portali Ul-info, rendi i ditës do të plotësohet në fillim të seancës së Parlamentit lokal. “Ne do të përkrahim Planin e sanimit në ... Read More »

Parqet nacionale: MBROJMË BIODIVERSITETIN E KRIPORES

Kriporja, Solana 7

Është e nevojshme të ndërmerren të gjithë masat dhe aktivitetet e nevojshme që të mbrohet në mënyrën më të mirë biodiversiteti i Kripores në Ulqin, është vlerësuar në mbledhjen e drejtorit të Parqeve nacionale Zoran Mrdak me ambasadorin e Austrisë Johan Froulih, zëvendës ambasadorin e Gjermanisë Uve Merketer, përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së Fiona McCluney dhe CIM ekspertin në NP ... Read More »

Ministria: MBAHET PUNËTORIA PËR ULLISHTARËT E ULQINIT

Grupi synues ishin, siç rikujtojnë nga Ministria e bujqësisë dhe e zhvillimit rural, ullishtarët të cilët kanë certifikatë me të cilën vërtetohet vjetërsia e trungjeve të tyre të ullinjve dhe e cila gjatë këtij viti është përcaktuar në Universitetin e Stambollit. Nga zona e Ulqinit 25 prodhues kanë certifikatën e cila tregon vjetërsinë prej 500 deri në 2000 vjet, gjë ... Read More »

Qeveria: NË MARS NIS NDËRTIMI I CENTRALEVE ME ERË NË MOZHUR

Vladimir Kavaric

Punimet në ndërtimin e centraleve me erë në Mozhur do të fillojnë në mars të vitit të ardhshëm, njoftohet nga Qeveria e Malit të Zi. Siç theksohet, rryma e parë nga këto centrale me erë do të prodhohet në periudhën prej 24 muaj nga fillimi i punimeve. Punimet në Mozhur do ti bëjë kompania “Enemalta plc”, e cila është në ... Read More »

EEMZ: FATURAT, KONSUMATORËT, INVESTIMET…

Prosjecan racun Oktobar 2015

Fatura mesatare për energjinë e konsumuar elektrike në tetor n Ulqin ishte 33,9 euro, njoftohet për Portalin Ul-info nga Elektroekonomia e Malit të Zi. Po ashtu thuhet se në territorin e kësaj komunë janë 5177 pagues të rregullt të energjisë elektrike. Përndryshe, këto ditë po kryhen investime të rëndësishme në rrjetin elektrik të Ulqinit, kështu që në të ardhmen furnizimi ... Read More »

Gjykata kushtetuese: PREJ NESËR KARBURANTI MË I LIRË SHTATË CENT

Gorivo, Dizel, Benzin, Karburanti, Nafta, Benzina

Karburanti prej nesër duhet të jetë më i lirë shtatë cent, mbasi që sot, në Fletoren zyrtare, të publikohet se është jo kushtetuese rregullorja qeveritare për mënyrën e llogaritjes së çmimit me pakicë të derivateve të naftës, shkruan “Pobjeda”. Nga Qeveria kanë njoftuar se paratë nga kjo taksë do të shkojnë për ndërtimin e autostradës dhe për sport. Çmimi i ... Read More »

Ministria e bujqësisë: PUNËTORIA PËR ULLISHTARË MË 10 NËNTOR

Ulliri

Nga Ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural të Malit të Zi kanë njoftuar se për ullishtarët e Ulqinit më 10 nëntor do të organizohet punëtoria. Grupi që synohet janë ullishtarët që morën certifikatën me të cilën dëshmohet vjetërsia e ullinjve të tyre dhe e cila këtë vit është vërtetuar në Universitetin e Stambollit. Certifikata, gjegjësisht prova për ekzistencën e gjatë ... Read More »

Deri në fund të vitit: TENDERI PËR NHP “RIVIERA E ULQINIT”

Riviera e Ulqinit, Ulcinjska rivijera

Kryetari i Komisionit tenderik Branko Vujoviq ka thënë se Këshilli për privatizim ka iniciuar hapësirën për përgatitjen e dokumentacionit tenderik për privatizimin e Ndërmarrjes hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit”. “Meqë prej më herët kemi këshilltar për këtë privatizim, presim që deri në fund të vitit do të shpallim, gjegjësisht rinovojmë tenderin për këtë ndërmarrje hotlerike”, tha ai për “Pobjeda”. Rreth 62 ... Read More »

Bilanci turistik: REZULTATET MË TË MIRA NË 25 VITET E FUNDIT

Plazhi i madh, Velika plaza

Në dhjetë muajt e parë të këtij viti në rivierën e Ulqinit zyrtarisht janë regjistruar 1.035.000 fjetje, gjë që është rezultati më i mirë në 25 vitet e fundit. Ky rezultat është për rreth tre për qind më i mirë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar kur janë regjistruar një milion fjetje. Mbi 80 për qind e fjetjeve ... Read More »

Scroll To Top