Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Komuna: NESËR TENDERI PËR SHITJEN E DY PARCELAVE

Ne shitje, Na prodaju, For sale

Komuna e Ulqinit do të shpall nesër tenderin për shitjen e dy parcelave në Pinjesh, me madhësi 1469 dhe 1419 me metër katror. Çmimi fillestar i shitjes është 120 euro/m2, mëson Portali Ul-info.Në këtë vend, përndryshe, me plan detaj urbanistik janë parashikuar ndërtimi i ndërtesës me madhësi P+3. Pritet që së shpejti të ofrohet në shitje dhe toka përball Qendrës ... Read More »

NHT “Riviera e Ulqinit”: SEZONI I SUKSESSHËM DIMROR 2015

Fudbal, Futboll

Në hotelin “Olympic” në përgatitje momentalisht qëndrojnë pesë skuadra futbollistike. Në hotel pushojnë 158 sportistë, ndërsa pritet konfirmimi i ardhjes të edhe tre ekipeve. Gjatë janarit përgatitjet sportive në hotelin “Olympic” i kryen “Radniçki” prej Nishit, “Vllaznia” dhe “Besëlidhja” nga Shqipëria, si dhe atletët e Federatës malazeze të atletikës. Për sezonin dimëror në vijim hoteli “Olympic” fitoi gjashtë apartamente, kështu ... Read More »

Komuna nis aksionin e pagimit të tatimit: NISEN NGA VETJA

Komuna e Ulqinit, Opstina Ulcinj

Javët dhe muajt e ardhshëm komuna e Ulqinit do të niset fuqishëm në aksionin e pagesës së tatimit, mëson Portali Ul-info. Kryetari i komunës Fatmir Gjeka ka formuar grupin punues të cilin e përbëjnë bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Qëllimi është që të paguhet të paktën një e pesta prej gjithsej gjashtë milion euro sa personat juridik dhe qytetarët ... Read More »

Hajdinaga: TURISTËT NGA SHQIPËRIA NË MAL TË ZI SI NË SHTËPI

Dinosha, Radak, Hajdinga - Tirana

Përfaqësuesit e Organizatës nacionale turistike të Malit të Zi (ONT MZ) dhe punëtorët turistik kanë ftuar dje në Tiranë qytetarët e Shqipërisë të vizitojnë Malin e Zi. Anëtari i Këshillit ekzekutiv të ONT MZ Gëzim Hajdinaga ka theksuar se Mali i Zi tradicionalisht është njëri nga destinacionet e preferuara të turistëve nga Shqipëria ku ndjehen të sigurt si në shtëpi. ... Read More »

Sezoni i paparashikueshëm në 2015: PËRGATITJET TË FILLOJNË SA MË HERËT

Ulcinj, Ulqin, Kalaja, Stari grad, Mala plaza, Plazi i vogel, Rana, Pristan

Punëtorët turistik pajtohen në vlerësimin se sezoni i ardhshëm turistik do të jetë një nga më të paparashikueshmit në 2,5 dekadat e fundit. Nga Shoqata turistike malazeze kanë njoftuar se “nëse në afatin më të shkurtër diçka nuk ndërmerret në këtë fushë, 2015-ta do të jetë shumë e vështirë, shumë më e komplikuar se sezoni i kaluar”. Arsye për këtë ... Read More »

Të mirat detare: KOMUNËS KËTË VIT MBI GJYSMË MILIONI EURO

Kepi Gjerana, Plazhi i madh, Gryka Port Milena

Në territorin e komunës së Ulqinit Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare grumbullon 16 për qind të të ardhurave të përgjithshme. Në vitin e kaluar kjo vlerë ishte diçka mbi një milion euro, prej të cilëve gjysma e mjeteve shkon në buxhetin e komunës. Numri i përgjithshëm i kontratave të nënshkruara si dhe kompensimi për shfrytëzimin e të ... Read More »

Javën e ardhshme: NISIN PUNIMET NË NDËRTIMIN E AKVA PARKUT

Akva park, bodyslide

Kompania “Ulcinj akva park & Entertainment” do të nis javën e ardhshme punimet përgatitore për ndërtimin e parkut ujor në Plazhin e madh, mëson Portali Ul-info. Nëse çdo gjë shkon sipas planit, qyteti ujor do të jetë në funksion nga mesi i korrikut. Pushteti malazez dhe institucionet e tij e kanë vlerësuar këtë projekt me vlerë 7,5 milion euro si ... Read More »

Ministria: NË ULQIN 30 HOTELE

Ulcinj, Ulqin, Kalaja, Stari grad, Mala plaza, Plazi i vogel, Rana, Pristan

Sipas të dhënave të Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit nga tetori i vitit 2014, në rivierën e Ulqin ka 30 hotele të cilët kanë gjithsej 2.020 dhoma, gjegjësisht 4.471 shtretër. Nga këto hotele asnjëri zyrtarisht nuk ka pesë yje. Gjashtë prej tyre kanë katër yje, shtatë kanë tre, 14 kanë dy, ndërsa tre kanë një yll. Më shumë ... Read More »

Resulbegoviq: NA HIDHËROJNË OBJEKTET ILEGALE

Gani Resulbegoviq, Gano Resulbegovic

Pronari i kompanisë “Real estate” dhe kryetari i Sektorit të qiramarrësve të plazheve pranë Shoqatës malazeze turistike Gani Resulbegoviq ka thënë se punëtorët turistik janë të hidhëruar për punën e objekteve ilegale. “Ato janë vendas, por edhe nga jashtë kufijve të Malit të Zi. Hapin objekte ilegalisht, punojnë dy apo tre muaj, marrin paratë dhe zhduken. Ikin dhe askush nuk ... Read More »

Scroll To Top