Monday , April 23 2018
Lajmi i fundit

Ministria e bujqësisë: NDALOHET SHITJA E TRANGUJVE NGA SHQIPËRIA

Ministria e bujqësisë dhe e zhvillimit rural në Mal të Zi ka ndaluar shitjen e trangullit të freskët nga Shqipëria importuesit “Truka trejd” nga Podgorica, për arsye të përmbajtjes së rritur të pesticideve. Nga Shqipëria është importuar761 kilogram i trangujve të freskët për të cilat është konstatuar që kanë përmbajtje të rritur të materies aktive spiroxamine, është lajmëruar nga ministria ... Read More »

Tregëtia e jashtme e Malit të Zi: MINUS ME SHQIPËRINË, PLUS ME KOSOVËN

Bilanci nëntëmujor, të cilin e ka publikuar Enti shtetërorë për statistikë – Monstat, tregon që shkëmbimi i jashtëm tregtarë i Malit të Zi me Kosovën është në plus, ndërsa me Shqipërinë në minus. Konkretisht, Mali i Zi në periudhën janar-shtatorë të vitit 2013 ka eksportuar në Shqipëri mallra dhe shërbime me vlerë prej 8,8, ndërsa ka importuar 18,8 milion euro. ... Read More »

OT: TË ENJTEN NË KATËRKOLLË “DITA E SHEGËS”

Organizata turistike e Ulqinit ka ftuar të gjithë qytetarët që ti bashkohen manifestimit turistik-propagandues “Dita e shegës”. Siç është deklaruar, ky manifestim do të mbahet të enjten, me 24 tetor, me fillim në ora 11 në Katërkollë. “Dita e shegës” këtë vit mbahet për të dytën herë, ndërsa organizuesi kryesor është OJQ “Biznes klub Ana e Malit”. Read More »

Komuna e Ulqinit në panairin e Mynihut: U SHFRYTËZUA SHANSI I MIRË

“Me pjesëmarrje të pavarur në ”Panairin e patundshmërive dhe investimeve EXPO REAL 2013” në Munih, është paraqitur për herë të parë prezantimi gjithëpërfshirës i komunës së Ulqinit si destinacion për investime”, tha kryetari i komunës Nazif Cungu. Ai në hotelin “Dolcino” tha që në vetëqeverisjen lokale janë përgatitur gjashtë muaj për pjesëmarrjen në këtë panair, ndërsa rezultatet do të shihen ... Read More »

Agrumet: KËTË VIT RRETH TRE MIJË TONË MANDARINA

Mandarina

Në Shërbimin komunal për bujqësi vlerësojnë që prodhimi i sivjetshëm i mandarinave në Ulqin do të jetë rreth tre mijë tonë. “Prodhimi çdo vit është gjithnjë e më i madh dhe kemi arsye për kënaqësi”, tha këshilltari në këtë shërbim Gani Rexha. Ai për “Dan” tha që ka filluar që tani vjelja e disa llojeve, që në Ulqin ekzistojnë dy ... Read More »

Panairi në Prishtinë: U PREZANTUA DHE KRIPORJA

Në Panairin e bujqësisë në Prishtinë, në organizimin e Dhomës së tregtisë të Kosovës, kanë marrë pjesë dhe ekspozuesit nga Mali i Zi, është lajmëruar nga Dhoma e tregtisë. Siç thuhet, në stendën e këtij institucion është promovuar ekonomia vendase, në mes tjerash dhe Kriporja “Bajo Sekulliq”- Ulqin. “Produktet e Malit të Zi janë të njohura për konsumatorët në Kosovë, ... Read More »

Vizita në hotele: NUMRI MË I MADH I MYSAFIRËVE NGA TREGJET LINDORE

Hotel Albatros

Ky sezon turistik ka treguar që ka ndryshuar shumë struktura e mysafirëve në hotelet tona dhe që tani mbizotërojnë mysafirët nga tregjet lindore. Këtu pik së pari mendohet në Çek, Rus, Polak dhe Sllovak, të cilët së bashku me turistët nga Kosova dhe Serbia, përbëjnë numrin më të madh të mysafirëve në hotelet e rivierës së Ulqinit. Ato, siç shihet ... Read More »

EEMZ: FATURA PËR RRYMË ELEKTRIKE MË I MADHI NË ULQIN

Fatura mesatare për rrymë elektrike të shpenzuar në Ulqin në shtator ishte gati 20 për qind më e madhe nga përqindja në nivel shteti, është lajmëruar nga Elektroekonomia e Malit të Zi. Muajin e kaluar amvisëritë në Ulqin në mesatare kanë shpenzuar energji elektrike në vlerë prej rreth 41 euro. Megjithatë, kjo është shumë më pak se në korrik kur ... Read More »

Kriporja në fund: PUNËTORËT DISA MUAJ PA RROGA

Mbas grumbullimit relativisht të mirë, Kriporja vazhdon rënien e lirë. Kjo ndërmarrje më e vjetër e Ulqinit është pa rrymë elektrike dhe ujë, punëtorëve ju detyrohet shtatë rroga, shitja e kripës po shkon dobët, edhe pse tani është koha e saktë për këtë punë. Ministria e ekonomisë pak kohë më parë ka lajmëruar që kompania, e cila tash dy vite ... Read More »

Edhe vjeshta pa investime në Ulqin: ASGJË NGA NDËRTIMI I HOTELEVE!

Hotel Jadran

Edhe pse me aneksin e kontratës ishte e parashikuar që me 1 tetor të filloj ndërtimi i hotelit të prishur “Galeb”, kjo nuk do të ndodhë, e gati është e sigurt që as paralajmërimi i mëhershëm që me 1 nëntor do të filloj ndërtimi i hotelit “Jadran”, shkruan “Vijesti”. Gazeta citon deklaratën e drejtorit ekzekutiv të “Montenerostars” Novak Durutoviq që ... Read More »

Scroll To Top