Në 383 amvisëri në fshatrat e Krajës para 140 vitesh jetonin 1.952 persona. Ky numër është shumë më i lartë sesa sot, kur në këtë zonë në shpatet e Rumisë dhe në brigjet e Liqenit të Shkodrës jetojnë rreth 1.300 banorë. Shkollën Fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Ostros e ndjekin pak mbi 80 nxënës. Read More »
Histori
Feed SubscriptionSplit: NË FILLIM TË SHEKULLIT 20 DRUNJTË NGA ULQINI U SHITËN NË SHËTITORE
Në shëtitoren e Splitit në fillim të shekullit të kaluar çdo ditë gjatë dimrit punonte pazari i druve, i cili shpesh ishte atraksion edhe për turistët, sepse mënyra e blerjes dhe shitjes, por edhe transporti i druve, nuk ndryshoi aspak, shkruan historiani i artit dhe ish drejtori i Muzeut të Qytetit në Split Goran Borçiq. Ai thotë se tregtarët i ... Read More »
Para 140 vjetësh: LUFTA PËR ULQIN 1880
Me marrëveshjen e Berlinit ishte paraparë që Mali i Zi të fitojë Plavën dhe Gucinë, gjë që pranoi edhe princi Nikolla sepse “kjo e ofronte qytetin e rëndësishëm, Prizrenin”. Mirëpo, nën komandën e Ali Pashë Gucisë vendasit e këtyre vendbanimeve, të përkrahur nga Lidhja e Prizrenit, u kundërvunë me armë. E njëjta gjë ndodhi edhe në pranverë të vitit 1880 ... Read More »
Gani Karamanaga: TRE REISËT E BASHKËSISË ISLAME NË MAL TË ZI
Hfz Shyqyri ef. Bakalli (1957-1975) Haxhi Hafiz Shyqyri ef. Bakalli, lindi më 5 shkurt të vitit 1914 në Ulqin, Në fëmijërinë e tij të hershme ka ndjekur mësim-besimin (mejtepin), ku tregon aftësi të veçantë në përvetësimin e programit mësimor. Veçanërisht dallohet me lexim të rregullt dhe të bukur të Kuranit, kështu që në moshë relativisht të re bëhet hafiz. Shkollimin ... Read More »
Gani Karamanaga: Barka të Moçme e të Famshme Ulqinake
“Gloria” Detarët, kapedanet ulqinakë, edhe kur kanë lundruar me barka me vela (motovelore) si “Gloria” ose “Hulukija”, kanë dalë nga Deti Mesdhe, nëpër Gjibraltar, kanë lundruar nëpër oqeanin Atlantik, kanë lundruar nën Tokën e Zjarrtë dhe kanë kapërcyer edhe nëpër Trekëndëshin e Bermudës, në lindje, në mes të dy Amerikave. Se edhe kapedani i kapedanëve, Selim Shurdha, ka lundruar nëpër ... Read More »
Hoteli “Galeb”: PARA MË SHUMË SE 80 VITE KISHTE SALLËN E LEXIMIT ME XHAM DHE ASHENSORË
Kur në vitin 1939 u hap hoteli “Galeb”, me emrin e atëhershëm “KO-OP”, u cilësua si fjala e fundit e arkitekturës. Ky hotel ishte një nga ndërtesat e rralla moderne në Malin e Zi me gjashtë kate, 66 dhoma, me sallë leximi me xham dhe ashensorë. Objekti në vitin 1955 u rirregullua dhe u quajt Grand Hotel “Galeb”. Në vitin ... Read More »
M.Canka: KADI MUJALI – JETA E KUSHTUAR BESIMIT DHE MËSIMIT
Me të vërtet është vepër bujare dhe e lavdërueshme të rikujtojmë mësuesit tanë, njerëzit e devotshëm, ato të cilët bënë që qyteti ynë të përmendet për të mirë dhe për dije. Ato që kanë këtë dhunti, siç thotë Sunduesi i botëve, kanë dhunti të pafund. Një nga njerëzit e tillë ishte padyshim edhe hafiz Hysejn ef. Mujali. I lindur në ... Read More »
Ulqin: TASH 140 VITE EKZISTON SHËRBIMI POSTAR
Shërbimi postar në Ulqin u themelua në vitin 1880, ndërsa 32 vite më vonë, në vitin 1912 u miratua “Rregullorja për vozitjen me karrocë poste në aksin Tivar – Ulqin”. Transporti i postës në mes Tivarit dhe Ulqinit deri në vitin 1909 është kryer në këmbë, gjegjësisht me kalë, pastaj me karrocë poste, gjersa nga qershori i vitit 1913 ... Read More »
Rikujtojmë: ÇFARË I POROSITI TITOJA QYTETARËT E ULQINIT NË VITIN 1959
Presidenti i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, Josip Broz Tito (1892 – 1980), e vizitoi dy herë Ulqinin. Herën e parë në shtator të vitit 1959 kur erdhi nga Tivari me anijen “Kotorr”. Gjatë kësaj vizite ai i porositi qytetarët e Ulqinit: “Zhvilloni bujqësinë, sepse tregu i juaj turistik e kërkon një gjë të tillë”. Read More »
Ulqini në mesin e shekullit 19: NË KALA RRETH 100 SHTËPI, TË GJITHA SHUMËKATËSHE
Në mesin e shekullit 19 Ulqini përjetoi një nga periudhat më të bukura në historinë e vet të gjatë. Qyteti atëbotë kishte mbi 300 anije në të gjitha portet më të rëndësishme në Mesdhe, ndërsa në qytet ishin 200 dyqane. Në Kala kishte rreth njëqind shtëpi të banuara, të gjitha shumëkatëshe, që tregon për standardin e lartë të vendasve. Read More »