Thursday , May 24 2018
Lajmi i fundit

DETARIA E ULQINIT 1880-1914

Anije, Brod, Kusarija, Gusarstvo

Kur Ulqini në vitin 1880 hyri në përbërjen e Malit të Zi qytetarët e tij kishin 145 anije për lundrim të vogël dhe të madh. Anijet me vela të Ulqinit kanë lundruar në detin Adriatik dhe Mesdhetar. Nga Buna dhe Shqipëria kanë eksportuar dru për ngrohje dhe mall tjetër eksportues për Itali, Maltë, Egjipt, Tunizi, Tripoli, ndërsa në kthim kanë ... Read More »

MAHMUD-PASHË BUSHATLLIU NË DUBROVNIK

Mahmut Pashe Bushatlliu

Sanxhakbeu i Shkodrës Mahmud-pasha nuk ishte në marrëdhënie të mira me Dubrovnikasit. Me vite ka çmendur pushtetin e Dubrovnikun duke kërkuar vazhdimisht anije ndërtuesit dhe pajisjet për anije (në të cilët kapedanë ishin Ulqinakët, vërejtje e redaktorit). Me këtë ai i vinte në pozitë shumë të pakëndshme sepse Porta e cilësonte rebel dhe bandit. Bile kundër tij janë ndërmarr aksionet ... Read More »

INSTITUCIONET ARSIMORE NË ULQIN NË MES DY LUFTRAVE

312396_108829879302626_2000887587_n

Pikërisht pesë dekada mbas hapjes së ruzhdisë (shkollës laike, në nivelin e gjimnazit të ultë), në Ulqin në vitin 1921 ka filluar me punë Gjimnazi i ultë. Vitin e ardhshëm, 1922,është hapur Shkolla e zanatit për femra. Ajo kishte pesë klasë, ndërsa në të mësonin vajzat mbas përfundimit të shkollës fillore, e cila kishte katër klasë. Sipas rezultateve të regjistrimit ... Read More »

PËRPUNIMI I TJEGULLAVE NË SELITË

Ana e Malit, Panorama

Përpunimi i tjegullave në Bushat të Selites ka filluar në vitet e ’40. Për përgaditjen e tjegullave dhe pjekjen e tyre janë nevojitur një grup prej tetë punëtorëve dhe një kalë dhe punëtoret janë ndarë si më poshtë: – dy punëtor për prerjen dhe bajtjen e drunjve – një punëtor për përgaditjen e baltes – një punëtor për prerjen e ... Read More »

TRE SHISHE NË MINAREN E XHAMISË SË DETARËVE!?

Xhamia e detareve, Dzamija pomoraca, Arkivi, Arhiva

Udhërrëfyesi i njohur gjerman Friedrich Poths-Wegner ka kaluar nëpër Ulqin në fund të shekullit 19 dhe për këtë ka shkruar një kapitull në librin e vet “Kreuz und Querfahrten: Dalmatien, Montenegro und Albanien”, e cila u botua në Berlin në vitin 1897. Për lexuesit tanë do ta ndajmë një episod interesant. Duke u ulur në mëngjes nga Kalaja në Ranë ... Read More »

ULQINI – QYTETI I DYTË I MALIT TË ZI NË FUND TË SHEKULLIT 19

Arkiv, Arhiva 1900

Mësuesi në Ulqin Mitar Iveliq duke shkruar për Ulqin në të parën “Gjeografi të principatës së Malit të Zi” e cila u botua në vitin 1894, theksoi: “Ulqini sipas madhësisë është qyteti i dytë në Mal të Zi. Ka mbi një mijë shtëpi dhe 4000 banor”. Në Ulqin ndodhen shkollat fillore, mejtepet muhamedane, dy kisha ortodokse, një kishë katolike dhe ... Read More »

YMER PRIZRENI U PLANIFIKUA PËR MYFTIN E MALIT TË ZI!?

Ymer Prizreni

Ardhja, qëndrimi dhe vdekja në Ulqin e Ymer Prizrenit, udhëheqësit të Lidhjes së Prizrenit, akoma kanë mbetur të pa shpjeguara plotësisht në shkencën historike të Shqiptarëve. Shumëkush nuk e ka të qartë si dhe pse njeriu i cili “me të gjitha fuqitë ishte për atë që Ulqini në asnjë mënyrë mos të bëhet pjesë e Malit të Zi të princ ... Read More »

BOMBARDIMET “ALEATE” TË ULQINIT 1943

Arkiv, Arhiva, 1943

Gjashtë aeroplanë amerikan më 7 nëntor të vitit 1943, rreth orës dhjetë paradite, kanë bombarduar rëndë Ulqinin. Në qytet janë ndodhur fuqi të pakta gjermane dhe stacioni i xhandarmërisë. Nga bombardimi më së shumti janë dëmtuar Mahalla e re, Meraja dhe Rana. Sipas numërimit të viktimave nga viti 1964, në këtë sulm kanë vdekur rreth 30 qytetarë të Ulqinit. Shumë ... Read More »

ULQININ NË VITET 1918-1920 E MBAJTËN ITALIANËT

Arkiv, Arhiva

Në janar të vitit 1916 Ulqinin e okupoi Austro-Hungaria. Ajo qëndroj aty deri në nëntor të vitit 1918 kur në këtë qytet hyjnë forcat italiane. Edhe pse atëherë përfundoj Lufta e parë botërore dhe vetëm pak javë më vonë formohet Shteti i Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve (Mbretëria e Jugosllavisë), Italianët në Ulqin qëndruan deri në vitin 1920. Në këtë mënyrë ... Read More »

DHE PETROVIQËT E QUAJNË – SUKA

Arkiv, Arhiva

Në një letër të cilën princesha Ksenija, vajza e mbretit Nikolla, e ka dërguar në vitin 1915 (të botuar në “Matica” në verën e vitit 2012) shkruan dhe “shtëpia jonë në Sukë”. Arkivistja Vesna Viçeviq thekson që me siguri bëhet fjalë për shtëpinë verore – pallatit të Petroviqëve “Ratislava”. Ai përmendet dhe në evidencën e mëvonshme të pasurisë së Petroviqëve ... Read More »

Scroll To Top