Friday , September 20 2019
Lajmi i fundit

VAKËFI I ULQINIT

Arkiv, Arhiva

Vakëfi i Ulqinit kishte rreth tre mijë rrënjë ullinj. Nga ky numër vakëfit kanë shfrytëzuar pak më shumë se gjysmën, derisa pjesa e mbetur e ullinjve iu është dhënë imamëve si pagesë për kryerjen e riteve fetare. Disa xhami janë mbajtur me qiradhënien e disa dyqaneve në Çarshi. Xhamia e detarëve, të cilën e ndërtoi Ibrahim-pashë Bushatlliu, kishte katër dyqane ... Read More »

ULQINI NUK I TAKOI MALIT TË ZI ME VENDIME TË KONGRESIT TË BERLINIT

Arkiv, Arhiva

“Vendbanimet në jug të Tivarit, deri në lumin Buna, duke përfshirë edhe Ulqinin, do ti kthehen Turqisë”, shkruan në paragrafin e 29 të Kongresit të Berlinit të nënshkruar me 13 korrik të vitit 1878 nga ana e “fuqive të mëdha” (Gjermanisë, Austro-Hungarisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë, Rusisë dhe Turqisë).Pra, me vendime të Kongresit të Berlinit ushtria malazeze, e cila ... Read More »

DISA FJALI RRETH MEVLUDIT TË HAFIZ ALI ULQINAKUT

Hafiz Ali Riza Ulqinaku

Mevludi është vepër e poetit të njohur turk, Sulejman Çelebiut, të cilën e ka përkthye në gjuhën shqipe Hafiz Ali Riza Ulqinaku. Ky përkthim është adaptim, përshtatje në gjuhën shqipe, është një poemë që i kushtohet lindjes apo ditë-lindjes së Pejgamberit, Muhammedit (a.s.) Këtë vepër e ka shkrue, përkthye, adaptue, në moshën 18 vjeçare, në vitin 1873, kurse është botue ... Read More »

ARSIMIMI NË ULQIN NË FILLIM TË SHEKULLIT XX

Arkiv, Arhiva

Në shkollën fillore në Ulqin mësimi në të katër klasët është zhvilluar në gjuhën serbe dhe shqipe. Vitin shkollor 1907/1906 është hapur paralelja e femrave, ndërsa në vitin 1910/1911 ka ekzistuar shkolla fillore e femrave me katër klasë. Shqipëtarët-mysliman të Ulqinit sidomos kanë hezituar të dërgojnë fëmijët e vet vajza në shkollë dhe për këtë arsye prindërit shpesh janë dënuar. ... Read More »

A. Bardhi: XHAMIA NË RANË E IBRAHIM PASHË BUSHATLLIUT

Ali Bardhi

Duke shfletuar Arkivin e Bashkësisë Islame të Ulqinit të bien në sy shumë dokumenta të ndryshme zyrtare në osmanisht, shumica e të cilëve përfshijnë periudhën e pas vendosjes së sundimit malazez në Ulqin, pasi arkivi i mëparshëm u shkatërrua nga rënia e zjarrit. Nga dokumentacioni që posedojmë, dalin në pah emrat e nëntë xhamive brenda qytetit të Ulqinit, duke filluar ... Read More »

Ali BARDHI: DILEMAT RRETH XHAMISË NË MAHALLËN E RANËS NË ULQIN

Me kërkesën e Bashkësisë Islame në Ulqin, edhe me lejen e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, Muzeu i Ulqinit në prill të vitit 2003 formoi grupin punues, i përbërë prej dy arkeologëve, etj. me qëllim fillimin e gërmimeve arkeologjike për gjetjen e themeleve të xhamisë në Mahallën e Ranës (Arheloško-Arhitektonska Istraživanja Ostataka Džamije “Marinerve” u Ulcinju, f. 2-3, ... Read More »

ULQINI 1598

ROSACCIO, Giuseppe.

Një ndër pamjet më të njohura të Ulqinit nga mesjeta është padyshim vizatimi i Gjuzepe Rosaqo (Guiseppe Rosaccio, 1530-1603).Ky humanist me arsim të lartë dhe udhëtar ka kaluar nëpër Adriatik në vitin 1598 në rrugën prej Venedikut kah Stambolli dhe Toka e shenjtë. Në gravurë shihet qyteti i fuqishëm dhe i vendosur fortë, në të cilin dominon Citadela. Ky punim ... Read More »

KUR ADA I TAKOJ MALIT TË ZI

Ada në Bunë ka filluar të zhduket mbasi që në grykëderdhjen e këtij lum në det në vitin 1858 u fundos anija pronë e Antun Alegretit nga Trogiri, të cilën e drejtonte kapedan Naporeli. Me vite ky ishull është rritur, mirëpo Komisionet ndërkombëtare për kufizim në vitet 1881 dhe 1883 nuk janë marrë me të. Vetëm atëherë kur është bërë ... Read More »

Romët në Ulqin

Ulqin, Ulcinj, Panorama

Qendra kryesore e Romëve në shekullin 14 dhe 15 ishte në Greqinë jugore. Disa nga këto me siguri kanë vazhduar përgjatë bregdetit të Adriatikut, ndërsa në vitin 1362 përmenden dy “Jedupakë”, gjegjësisht Egjiptian. Pushteti turk ka kërkuar që të sillen mirë me to. “Askush mos ti shqetësoj ose shty përfaqësuesit e atij popull”, thuhet në firmanin nga viti 1604 për ... Read More »

MBI XHAMINË E DETARËVE

Xhaminë e detarëve në Ranë e ndërtoi rreth vitit 1798 pashai i Shkodrës, Ibrahim Bushatliu, vëllai i të famshmit Mahmud-pashës. Ky objekt monumental fetar është ndërtuar në shenjë falënderimi Zotit, sepse në betejën e Krusesë, në vitin 1796, kur vëllai i tij u vra, dhe Ibrahim-pasha ishte plagosur rëndë. Nga vdekja e sigurt e ka shpëtuar prifti ortodoks në ushtrinë ... Read More »

Scroll To Top