Monday , November 19 2018
Lajmi i fundit

ULQINI NË SHEKULLIN XX

Xhamia e detareve, Dzamija pomoraca, Arkivi, Arhiva

Gjatë shekullit XX Ulqini ka mbijetuar rënie të rënda dhe ngritje të çuditshme. Nga qyteti I dytë I Malit të Zi në vitin 1880 kur u bashkëngjitë këtij vend, mbas pak më shumë se tre dekada ka mbërritur në vendin e gjashtë me zhvillim ekonomik dhe numër të banorëve (mbas Podgoricës, Nikshiqit, Cetinës, Tivarit dhe Plavës). Detaria dhe tregtia e ... Read More »

KAPITENI ULQINAK NË PORTIN E TRIESTES

Historiani i njohur austriak Johan Georg von Hahn ka shënuar që nga mesi i shekullit 19 „në portin e Triestes ishte një kapiten i njohur ulqinak i veshur me veshjen madhështore tradicionale shqiptare i cili i ndihmoi anijeve gjatë lidhjes në port“. Në atë kohë Trieste ishte porti më i rëndësishëm në Adriatik. Ai këtë primat e morri nga Venecia ... Read More »

GRATË – KAPITAN DHE PRONAR TË ANIJEVE

Anije, Brod, Kusarija, Gusarstvo

Sfidave të detit në Ulqin gjatë shekullit 18 dhe 19 nuk kanë mundur ti rezistojnë as gratë, edhe pse gjatë tërë historisë detaria ishte vetëm punë e burrave. Atëherë, ndër pronar dhe kapiten të anijeve ulqinake ishin dhe gratë. Kështu, për shembull, Hana Ishmi ishte pronare dhe kapiten i anijes Flora, Hata Karaminxhoja mbas vdekjes së burrit të saj është ... Read More »

PUSHTIMI OSMAN I ULQINIT 1571

Arkiv, Arhiva, Ulqin, Ulcinj

Kur në Venedik u mor vesh që në prill të vitit 1571 fuqitë e mëdha tokësore me njëzet mijë këmbësorë dhe 500 kalorës u nisën nga Stambolli drejt Ballkanit Qendror, mbisundoi paniku. U morën masa për mbrojtjen e qyteteve dalmatin, ndërsa Ulqini dhe Tivari u lanë në duart e fatit të vet. Kujt i kishte mbetur t’i interesojë Ulqini derisa ... Read More »

Dr. Maksut XH. HAXHIBRAHIMI: HAFIZ ALI RIZA ULQINAKU (1855-1913)

Hafiz Ali Riza Ulqinaku

Rëndësinë më të madhe të tij e kanë fjalorët e tij turqisht-shqip e shqip-turqisht, sepse janë fjalorët më vëllimorë të hartuar me grafi arabe, ndonëse të punuara pa kritere të mirëfillta të leksikografisë shkencore dhe në një të folme shqipe krahinore. Përmbledhja e këtyre fjalorëve fillon me parathënien katërfaqëshe në gjuhën arabe, nga e cila ka mbetur vetëm një kënd ... Read More »

SVATEK NË FILLIM TË SHEKULLIT TË KALUAR PËR ULQININ

Valdanos, Panorama

Në fillim të shekullit XX shkencëtari i famshëm nga Çekia Josef Jan Svatek (1870-1948) ka qëndruar në Ulqin dhe me ngazëllim ka shkruar për bukurit natyrore të tija. Për lexuesit e Portalit tonë po i përcjellim vëzhgimet e tija të mrekullueshme për Valdanosin dhe Plazhin e vogël. Deri sa mos ta prek civilizimi i ri Valdanosi do të mbes synimi ... Read More »

Syrja Vlora: SI UA SHITI SHKODRËN MALAZEZËVE ESAT PASHË TOPTANI

Syrja Vlora

I mbetur në hije për dekada të tëra, një nga njerëzit më të fuqishëm të Perandorisë Osmane, në vitet e fundit të jetës së saj, na vjen në Shqipëri, përmes një libri kujtimesh, me vlera të veçanta për historiografinë shqiptare. Syrja Bej Vlora, pinjoll i familjes së fuqishme Vlora, e cila i ka dhënë Perandorisë Osmane e më pas historisë ... Read More »

HAMAMI NË ULQIN

Xhamia e Pashes, Pasina dzamija, Hamami

Hamami ishte te Xhamia e Pashës. E ndërtoi, me siguri, rreth vitit 1743 Jusuf pasha i Shkodrës, në afërsi të shtëpisë së vet. U ndërtua në formën e një xhamie të thjeshtë, me kube qendrore, e rrethuar me disa kupola të vogla. Në hamam kishte disa hapësira të vogla në të cilat vizitorët përgatiteshin për larje dhe pushonin pas larjes. ... Read More »

ULQINI E KISHTE GJIMNAZIN E ULËT NË VITIN 1871

Arkiv, Arhiva

Vetëm dy vjet pasi që qeveria osmane sjelli vendimin që në çdo qytet të Perandorisë i cili kishte përmbi 500 shtëpi duhet të themelohet ruzhdia (shkolla shtetërore laike), në vitin 1871 në Ulqin, (atëherë kishte rreth 670 shtëpi), filloi me punë institucioni i parë arsimor i këtij lloji. Ishte kjo shkolla e ultë e mesme në të cilën nxënësit, në ... Read More »

Mustafa Canka: LUFTA PËR ULQIN 1880

Arkiv, Arhiva

Me marrëveshjen e Berlinit ishte paraparë që Mali i Zi të fitojë Plavën dhe Gucinë, gjë që pranoi edhe princi Nikolla sepse “kjo e ofronte qytetin e rëndësishëm, Prizrenin”. Mirëpo, nën komandën e Ali Pashë Gucisë vendasit e këtyre vendbanimeve, të përkrahur nga Lidhja e Prizrenit, u kundërvunë me armë. E njëjta gjë ndodhi edhe në pranverë të vitit 1880 ... Read More »

Scroll To Top