Saturday , December 16 2017
Lajmi i fundit

Para 130 viteve: JAHTI I MBRETIT NIKOLLA NË ULQIN

sibila

Shkrimtari dhe vizionari i njohur francez Zhill Vern ishte dashamirës i pasionuar i detit dhe kishte tre jahte. Njërën nga to “Sen Mishel III” e shiti me 13 mars të vitit 1886 për 60.000 frang. Gazeta “The Yaht” solli lajmin që blerësi është princi malazez, më vonë mbreti Nikolla Petroviq, dhe se jahti së shpejti do të lundrojë prej Nantit ... Read More »

Kapedan Tuckey 1815: ULQINAKËT BËJNË PJESË NË PIRATËT MË TË MËDHENJ TË MESDHEUT

Libri

James Hingston Tuckey (1776-1816) ishte kapedan detar dhe shkencëtar nga Britania e Madhe. Është autor i disa librave të rëndësishme gjeografike, të cilat edhe sot theksohen si burim i konsiderueshëm, ndër të cilët është edhe “Maritime geography and statistics”. Në këtë libër, e cila u botua në Londër, në vitin 1815, Tuckey, përveç të tjerash thotë se “Ulqini është qytet ... Read More »

Para katër dekadash: KAPEDANI I ULQINIT BILALI FITOI “SHIRITIN E KALTËR”

Port Zeebrugge

“Shiriti i kaltër” i gazetës “Vjesnik” nga Zagrebi ishte shpërblimi më i madh i cili është ndarë në ish Jugosllavinë për arritjet e shpëtimit të njerëzve dhe pronës në det. Këtë shpërblim para saktësisht katër dekadash, në vitin 1976, e fitoi një nga kapedanet më të njohur në Ulqin Muzavid Bilali. Kapedan Bilali e meritoi këtë shpërblim “për pasojat e ... Read More »

A.Baldaqi: FOTOGRAFIA E KALASË NGA VITI 1901

Arkiv, Arhiva, Ulqini 1901

Antonio Baldaqi (Antonio Baldacci 1867-1950) ishte botanist dhe gjeograf i njohur italian. Nga rinia e hershme jugu i Ballkanit ishte sfera e interesimit të tij prandaj edhe qëndroi shpesh këtu. Është i njohur studimi i tij “Appunti sulla flora invernale di Dulcigno nel Montenegro” (Shënime për florën dimërore të Ulqinit në Mal të Zi). Për vizitorët tonë përcjellim fotografinë e ... Read More »

„Drini“: FOTOFRAFI E KALASË SË ULQINIT NË VITIN 1942

Ulqin 1942

Gjatë okupimit italian, në Tiranë botohej revista mujore “Drini”, e cila, siç theksohej, i kushtohej turizmit të Shqipërisë. Në numrin i cili u botua më 1 maj të vitit 1942 në ballinë është një fotografi interesante e Ulqinit. Bëhet fjalë për foton e pjesës perëndimore të Kalasë, të cilat nuk janë të shpeshta, sepse zakonisht, nga Rana, fotografohej pjesa lindore. Read More »

E.M.Durham: RANA E MBULUAR NGA BORA NË VITIN 1907

Arkiv, Arhiva, Xhamia e detareve

Shkrimtarja dhe sociologja e njohur angleze Meri Edit Durham disa herë qëndroi në Ulqin duke theksuar se bëhet fjalë për një qytet jashtëzakonisht të bukur. Pak kohë më parë e kemi dhënë vizatimin e saj nga viti 1905 në të cilin shihet kompleksi i Xhamisë së Pashës dhe pjesa e sipërme e Kalasë. Tani ju prezantojmë fotografinë të të cilën ... Read More »

E.Durham: VIZATIMI I ULQINIT NGA VITI 1905

Durham

Mary Edith Durham (Meri Edit Daram, 1863 – 1944) ishte udhëtare, artiste dhe shkrimtare e famshme angleze e cila u bë e njohur me vështrimet antropologjike të popujve ballkanas nga fillimi i shekullit 20. Veçanërisht ishte njohës i mirë i Shqiptarëve, ndërsa disa herë qëndrojë edhe në Ulqin. Për lexuesit tonë po e publikojmë vizatimin nga viti 1905 të cilin ... Read More »

Para 107 viteve: ULQINI QYTETI I DYTË NË MAL TË ZI

Arkiv, Arhiva Pazari i mocem, Tregu i vjeter

Sipas të dhënave nga viti 1909 Ulqini ishte, sipas numrit të banorëve, qyteti i dytë në Mal të Zi. Në Ulqin atëherë jetonin gjithsej 5381 njerëz, ndërsa Podgorica kishte 9.895 banorë. “Në Ulqin do të shihni përzierjen e të gjithë popujve të mundshëm, fise, ngjyra të lëkurës, religjioneve”, tha katër vite më vonë shkrimtari dhe shkencëtari i njohur çek Jozef ... Read More »

Scroll To Top