Sunday , April 30 2017
Lajmi i fundit

Histori: VARRET E ULQINAKËVE NË MALTË

Varri

Ulqinakët gjatë tërë historisë ishin detarë, kusarë dhe tregtarë të njohur, kështu që varret e tyre ndodhen nëpër tërë Mesdheun. Historiani i njohur turk Mehmet Tutunxhu zbuloi disa varre të Ulqinakëve në Maltë, të cilët ndodheshin në afërsi të Konsullatës së Perandorisë Osmane në këtë ishull. Bëhet fjalë për bashkëqytetarët tonë (siç shkruan në gurëvarre: Mehmed Hoxha, Ibrahimi djali i ... Read More »

MOIKOM ZEQO: HISTORIA E ҪUDITSHME E SABATAI ZEV’it

Moikom Zeqo

Kam 20 vjet që hulumtoj dhe torturohem nga historia e çuditshme e Sabatai Zevit. Ka shkruar disa shkrime për të dhe e kam përmendur në librat e mi. Kam shkuar në qytetin e Ulqinit dhe kam parë me sytë e mi tyrben që sipas gojëdhënës i përket eshtrave të Sabatai Zevit. Tri janë tezat kryesore ku mund të jetë varrosur ... Read More »

Dr Gani Karamanaga: KEPI SUKA

Shtepia e Beqir Sumes, Kepi Suka, Kepi, Suka

Shtëpia e Beqir Sumës (më vonë në këte vend Hotel “Jadran”) e marrur në mënyrë të dhunshme për rezidencën e Knjazit Nikollë Petroviq Shtëpia e  Beqir Sumës. Në Kepin “Suka” ka qenë shtëpia e bukur e Beqir Sumës. Kjo shtëpi më përpara ka qenë pronë e Ismail-Pashës. Në mënyrë të dhunshme Beqir Suma shpërngulet prej Ulqinit dhe Nikolla Petroviq, sundëtari i Malit të Zi e merr dhe ... Read More »

Hafiz H.Mavriq: STUDENTI I FUNDIT ULQINAK NË PERANDORINË OSMANE

Ulqini (vjeter) ne funt te shekullit 19, 1880-1900

Hafiz Hasan Mavriq, myftiu i Ulqinit dhe Tivarit, lindi në Ulqin në vitit 1884. I takonte plejadës së atyre që fillimisht përfunduan shkollën e hivzit (mësimi i Kuranit përmendësh) në Ulqin duke marrë titullin e hafizit, e pastaj duke vazhduar shkollimin në qendrat botërore. Mavriq kur ishte 20 vjeçar shkoi në Stamboll, ku përfundoi studimet e shkencave fetare në vitin ... Read More »

N.Lameborshi: HAXHI ALIA – DETAR I SHQUAR ULQINAK‏

Haxhi Alija

Ulqini, një qytet i vogël bregdetar në Veri të trojeve shqiptare, historikisht është dalluar si qytet detarësh të zot’. Ndër shekuj nga ky vend kanë dalë detarë të shquar e trima, që e bënë me famë detarinë shqiptare në Mesdhe, si Bego Boboti, Lika Ceni, Hysen Reizi, Haxhi Ali Ulqinaku, Ali Uruci, etj. Këta kapedanë, mjeshtërinë e detit dhe të ... Read More »

Futboll: 94 VITE NGA THEMELIMI I KLUBIT FUTBOLLISTIK

Fudbal, Futboll,

Në Ulqin po bëhet gati një shekull nga fillimi i marrjes së organizuar me lojën më të rëndësishme në botë, futbollin. Në këtë qytet në vitin 1921 është themeluar klubi i futbollit “Olcinium”, një nga më të vjetrit në regjion. Mbas luftës së dytë botërore ky klub e ndryshon emrin në FK “Bjellogorac”, ndërsa tridhjetë vite më vonë i vihet ... Read More »

Para 77 vitesh: HAPET HOTELI I BANOVINËS, MË VONË “JADRAN”

Hotel Jadran

Në Ulqin, në kepin Suka, në vitin 1938 është hapur i ashtuquajturi Hoteli shtetëror i Banovinës së Zetës – ose shkurt Hoteli i banovinës. Në ndërtimin e tij është investuar 1,9 milion dinar të atëhershëm, ndërsa kishte 80 dhoma bukur të rregulluara. Mbas luftës së dytë botërore ky hotel është quajtur “Jadran”. Ky simbol i qytetit është shembur mbas tërmetit ... Read More »

Fati i arkivit në Ulqin: DOKUMENTËT SHËRBYEN PËR MBËSHTJELLJEN E SENDEVE!?

Arhiva, Arkivi

Dega e arkivit në Ulqin është krijuar në vitin 1999 me ndarjen e degës së arkivit në Tivar. Ajo ruan dokumentet e organeve të pushtetit lokal, shoqatave dhe institucioneve. Përndryshe, arkivi që ekzistonte në ndërtesën e mëhershme të komunës së Ulqinit (Beledie), e i cili përmbante dokumente deri në ardhjen e pushtetit komunist në fund të vitit 1944 dhe fillim ... Read More »

Kusarët e Ulqinit: MARRËVESHJA NË XHAMINË E KALASË

Kusaria, Gusarstvo, Anija, Brod

Nga mesi i shekullit 18 ka filluar, mbas plotë dy shekujsh, të vënitet kusaria e Ulqinit. Piknisja ishte pranvera e vitit 1757 kur reisët e Ulqinit (pronarët e anijeve) u mblodhën në xhaminë e sultan Selimit të II në Kala dhe janë detyruar që mos ti shkaktojnë më dëme anijeve venedikase dhe dubrovnikase dhe as të sulmojnë territorin e tyre. ... Read More »

Dr Gani Karamanaga: XHAMIA E KALASË

Xhamia e Kalase

Në pjesën e sipërme të Kalasë gjendet Xhamia e Kalasë. Ajo është e shndërruar në muze prej vitit 1978. Deri në ardhjen e Osmanlinjve (1571) ka qenë kishë e mandej është bë objekt fetar islam – xhami. Mu më kujtohet kur në këtë xhami kanë qenë si imam Musa ef. Bushati dhe Sulejman ef. Peshku. Pushteti i atëhershëm në vitin ... Read More »

Scroll To Top