Wednesday , October 17 2018
Lajmi i fundit

Ministria e Kulturës: PROJEKTI KONSERVUES PËR “SHTËPINË E PASHËS”

Shtepia e Ali Pashes, Ali Pasina kuca

Ministria e kulturës të Malit të Zi ka ndarë 12 mijë euro për punimin e projektit konservues për trashëgimin kulturore “Shtëpia e Pashës”. Shtohet që në bazë të kësaj pastaj do të kryhen masat konservuese.Realizuesi i projektit është Ndërmarrja publike “Qendra kulturore” në Ulqin. Shtëpia e pashës është ndërtuar rreth vitit 1742. Një vit më herët, sulltan Mahmudi I, i ... Read More »

“Meteorët e arsimit shqip në MZ 1887-1964”: VEPRA TË RËNDËSISHME HISTORIOGRAFIKE

Ditë më parë në Tuz u përuruan tre vëllime me titull “Meteorët e arsimit shqip në MZ 1887-1964” të autorit prof. dr Palok Berisha. “Me këto studime dr Berisha i dhuron arsimit shqip në Mal të Zi dhe shkollave, bibliotekave, institucioneve edukativo-arsimore vepra me vlerë jo vetëm pedagogjike por edhe shkencore e historike”, tha publicisti Fran Camaj. Ai shtoi se ... Read More »

MONUMENTET E MBROJTURA KULTURORE NË ULQIN

Trashëgiminë kulturore të kësaj zone në radhë të parë e përfaqësojnë të mirat kulturore të palëvizshme (monumentet e mbrojtura kulturore). Në zonën e komunës së Ulqinit, në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e munumenteve kulturore të MZ, janë regjistruar 10 monumente të palëvizshme kulturore, dhe atë  pesë objekte sakrale(fetare), dy objekte profanë (laike), dy zona urbane nga të cilat njëra ... Read More »

Në Qendrën kulturore: PROMOVIM I ENCIKLOPEDISË PËR VRESHTARI

Bashkimi i krijuesve shqiptar në Mal të Zi organizonë përurimin e veprës “ENCIKLOPEDI  E VRESHTARISË DHE VERËTARISË”, të  autorit Andrea Shundi (79), profesorit shqiptar me renome botërore. Ky manifestim do të mbahet të premten, me 6.09.2013, në Galerinë e Qendrës kulturore në Ulqin, në ora 18. Enciklopedia në fjalë ka 861 faqe, 3200 artikuj, 5000 terma e sinonime, 135 kultivarë ... Read More »

Në ankandet online: MONEDHAT ILIRE PREJ ARGJENDI

Monedha Ilire, Ilirski novac

Në ankandet online kanë dalë në shitje një numër i konsiderueshëm monedhash antike të prodhimeve ilire. Shitja e tyre është e herëpashershme dhe sipas informacioneve të ankandeve online burimet e shitjeve janë të ndryshme: Nga Granada Hills, California, Morehead City, North Carolina e SHBA, Kanada si dhe nga kryeqyteti i Austrisë, Viena. Çmimet e shitjeve të fundit variojnë nga 25 ... Read More »

Së shpejti në Ulqin: SRGJAN DRAGOJEVIQ XHIRON FILMIN

Regjisori i famshëm Srgjan Dragojeviq, autori i filmit kult “Lepa sela lepo gore”, ka lajmëruar që  në fund të shtatorit do të filloi xhirimin e filmit të ri në Ulqin. Për këtë arsye ka kërkuar statistë nga Ulqini për këtë vepër të tijën, dhe ate: meshkuj nga 30 deri në 40 vjeç, femra nga 30 deri në 40 vjeç, fëmijë ... Read More »

Libraria Arti: U MBYLLË KONKURSI I POEZISË

“Ju njoftoj se edhe zyrtarisht konkursi i poezisë i iniciuar nga ‘ARTI’ shpallet i mbyllur”, deklaroi pronari i librarisë Gazmend Çitaku. Ai i falënderoi “të gjithë ata qe morën guximin dhe krijimet e veta i dërguan në adrese të librarisë Arti”. “Komisioni për vlerësim do te mblidhet të enjten ndërsa të shtunën do të shpallim 3 poezitë më të arrira ... Read More »

“Në fenë e të parëve”: LIBRI I RI I HAJRUDIN MUJËS

Rumia, Rumija

Këto ditë nga shtypi doli libri “Në fenë e të parëve” të publicistit Hajrudin S. Muja, i cili jeton në SHBA. Bëhet fjalë për një studim të jashtëzakonshëm në të cilin autori konkludon se “si Krishterimi ashtu edhe Islami janë pjesë e historisë kombëtare”. “Kjo paraqet një begati të trashëgimisë shpirtërore dhe mendore të popullit tonë”, thotë Muja dhe shton ... Read More »

PËRURIM: VEPRA PËR ARSIM SHQIP NË MAL TË ZI

Tuz, Tuzi, Malesia, Malesija

Të shtunën, më 31 gusht, do të bëhet promovimi i librit “Meteorët e arsimit shqip në Mal të Zi 1887-1964” të autorit Prof.Dr. Palokë Gjelosh Berisha. Përurimi i kësaj vepre organizohet nga Qendra kulturore informative „Malësia“ në Tuz dhe Bashkësia e krijuesve shqiptarë në Mal të Zi. Mbrëmja letrare do të mbahet në hapësirat e QKI „Malësia“-Tuz me fillim në ... Read More »

Scroll To Top