Sunday , January 24 2021
Lajmi i fundit

Së shpejti në Ulqin: SRGJAN DRAGOJEVIQ XHIRON FILMIN

Regjisori i famshëm Srgjan Dragojeviq, autori i filmit kult “Lepa sela lepo gore”, ka lajmëruar që  në fund të shtatorit do të filloi xhirimin e filmit të ri në Ulqin. Për këtë arsye ka kërkuar statistë nga Ulqini për këtë vepër të tijën, dhe ate: meshkuj nga 30 deri në 40 vjeç, femra nga 30 deri në 40 vjeç, fëmijë ... Read More »

Libraria Arti: U MBYLLË KONKURSI I POEZISË

“Ju njoftoj se edhe zyrtarisht konkursi i poezisë i iniciuar nga ‘ARTI’ shpallet i mbyllur”, deklaroi pronari i librarisë Gazmend Çitaku. Ai i falënderoi “të gjithë ata qe morën guximin dhe krijimet e veta i dërguan në adrese të librarisë Arti”. “Komisioni për vlerësim do te mblidhet të enjten ndërsa të shtunën do të shpallim 3 poezitë më të arrira ... Read More »

“Në fenë e të parëve”: LIBRI I RI I HAJRUDIN MUJËS

Rumia, Rumija

Këto ditë nga shtypi doli libri “Në fenë e të parëve” të publicistit Hajrudin S. Muja, i cili jeton në SHBA. Bëhet fjalë për një studim të jashtëzakonshëm në të cilin autori konkludon se “si Krishterimi ashtu edhe Islami janë pjesë e historisë kombëtare”. “Kjo paraqet një begati të trashëgimisë shpirtërore dhe mendore të popullit tonë”, thotë Muja dhe shton ... Read More »

PËRURIM: VEPRA PËR ARSIM SHQIP NË MAL TË ZI

Tuz, Tuzi, Malesia, Malesija

Të shtunën, më 31 gusht, do të bëhet promovimi i librit “Meteorët e arsimit shqip në Mal të Zi 1887-1964” të autorit Prof.Dr. Palokë Gjelosh Berisha. Përurimi i kësaj vepre organizohet nga Qendra kulturore informative „Malësia“ në Tuz dhe Bashkësia e krijuesve shqiptarë në Mal të Zi. Mbrëmja letrare do të mbahet në hapësirat e QKI „Malësia“-Tuz me fillim në ... Read More »

Muzat e Alpeve 2013: ÇMIMI “TEUTA” PËR BRKOVIQIN

Në Komunën e Pejës, gjegjësisht në Rugovë, të marten mbaroi edicioni i parë i Manifestimit Rajonal të Shkrimtarëve ”Muzat e Alpeve 2013” me shkrimtarë nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria. Fituesi i parë i çmimit letrar “Teuta” është poeti dhe shkrimtari i mirënjohur malazez Jevrem Brkoviq. Më këtë rast laureati dhe shkrimtarët u pritën në takim pune nga Kryetari ... Read More »

Martinoviq: RRUGËTOVA PËR 24 SHEKUJ PËR TA RIGJETUR TEUTËN

Shkrimtari i shquar malazez Mirash Martinoviq është një shembull i dashurisë, respektit, bashkëndjenjës dhe lidhjes ndërmjet popujve, i cili në radhën e dhjetëra librave me tema antike e ka edhe romanin Teuta, kushtuar mbretëreshës ilire. Nëpërmjet ketij romani Martinoviq kthehet 24 shekuj prapa në kohë, atje ku bashkohen popujt e Ballkanit. Ndërsa lehtësim në rrugëtimin e tij ishin një ekip ... Read More »

Takimi regjional i shkrimtarëve: TEUTA PËR BRKOVIQIN

Poeti dhe shkrimtari malazez Jevrem Brkoviq është fituesi i parë i çmimit letrar “Teuta”. Këtë çmim, të cilin e jep shoqata me të njëjtin emër e shkrimtarëve regjional nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, do ti jepet Brkoviqit në takimin “Muza e Alpeve”, i cili të hënën dhe të martën mbahet në fshatin Kuqishte afër Pejës, në Kosovë. Çmimin ... Read More »

KARAMANAGA: ANDREJ NIKOLAIDISI E DONË ULQININ

Andrej Nikolaidisi është një ndër shkrimtarët më të njohur sot, jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në tërë vendet ku flitet gjuha serbo-malazeze-kroate-boshnjake. Me promovimin e librit më të ri të këtij autori “I Biri”, në Skenën verore në Kala, përkthyer edhe në gjuhën shqipe nga shkrimtari i njohur Hajro Ulqinaku, tashmë bëhet i njohur edhe në gjuhën ... Read More »

Libri i ri i Jaho Kollarit: PLUSKVAMPERFEKTI – TREGIME MODERNE

Këto ditë nga shtypi del libri i ri i shkrimtarit ulqinak, Jaho Kollari me emrin “Pluskvamperfekti”. Sipas fjalëve të autorit, bëhet fjalë për tregime bashkëkohore, botuesi i së cilës është “Asociacioni Ulqini”. Kollari ka lindur para 52 viteve në Ulqin, ndërsa tash një kohë të gjatë jeton dhe punon në Gjermani. Ka studiuar gjuhën dhe letërsinë shqipe në Universitetin e ... Read More »

Promovimi i librit të Andrej Nikolaidis: „I BIRI“ NË SHQIP

Andrej Nikolaidis

Në Skenën verore të Qytetit të vjetër të martën, në ora 21:30, do të bëhet promovimi i librit „I biri“ të Andrej Nikolaidis, në gjuhën shqipe. Për këtë vepër shkrimtari nga Ulqini fitoi Çmimin evropian për letërsi në vitin 2011. Romanin e Nikolaidisit në gjuhën shqipe e përktheu Hajro Ulqinaku, ndërsa botues janë PEN Qendra e Kosovës dhe Shoqata e ... Read More »

Scroll To Top