Wednesday , June 26 2019
Lajmi i fundit

Botime të reja: “Fejesa n’djep a se Ulqini i marrun” dhe ”Në kërkim të një drame ndryshe”

Libri

Dom Ndoc Nikaj, “Fejesa n’djep a se Ulqini i marrun”, SH.B. Diti&Oli, Ulqin, 2017 Ditë më pare nga shtypi doli romani “Fejesa n’djep a se Ulqini i marrun”. Është ky botimi i tretë i këtij romani historik i cili te lexuesi vjen sërisht pas 100 vitesh. Ky roman konsiderohet si një ndër romanet e para të letërsisë shqipe ndërsa Dom ... Read More »

Art Club: Edicioni i 25-të i manifestimit letrar “Kalimera Poetike” nga 2-4 gusht

Kalimera poetike

  Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë më 2-4 gusht 2017 në mjediset e Muzeut në Kalanë e Ulqinit edicionin e 25-të të manifestimit “Kalimera Poetike”. Mysafirë të këtij edicioni jubilar janë shkrimtarët Bashkim Shehu nga Shqipëria (i cili jeton në Spanjë), Jusuf Buxhovi nga Kosova dhe akademiku Zuvdija Hoxhiq nga Mali i Zi. Krahas mbrëmjeve ... Read More »

Mbrëmë në Krajë: DITËT E SPORTIT DHE TË KULTURËS

Kraja

  Mbrëmë në Krajë u mbajt manifestimi jubilar (25 vjet) gjithëpopullor „DITET E SPORTIT DHE TË KULTURËS NË KRAJË 2017“. Me këtë rast për të gjithë të pranishmit, si edhe vitet e tjera, organizatori, pas fjalës hyrëse të dr. Ismail Dodës, ka përgatit një program me këngë dhe muzikë të etnosit e melosit shqiptar, valle popullore dhe humor (me kangëtare-ë vendas nga ... Read More »

Njoftim: Shtyhet shfaqja e filmit “Perla e Bunës”

Biser Bojane

Ju njoftojmë se për shkak të kushteve jo të përshtatshme klimaterike, shfaqja e paraparë sonte e filmit „Perla e Bunës“ shtyhet per një mbrëmje tjetër ne fund të muajit te ardhshëm. Duke ju kërkuar ndjesë në emër të organizatorit, për shfaqen e ardhshme do të jeni të informuar me kohë. Read More »

BI: DOKTOROI BEHLUL KANAQI

image-0-02-04-9f4fafc1cbd98cda448616dc5168f553744c2bf91860bdb09b2aac05dd00e449-V

Bashkësia islame në Mal të Zi të enjten fitoi doktorin e parë të shkencave. Në Fakultetin islamik të Universitetit ULUDAG në Bursa, në Turqi, Behlul ef. Kanaqi mbrojti tezën e doktoraturës me titull: “Muhamed Tajjib Okiq dhe vendi i tij në shkencën hadisore”. Përndryshe, Kanaqi është ndihmësi i parë i reisit në Mal të Zi. Read More »

Panairi i librit “Ulqin 2017”: EDHE KËTË VIT BOTUES NGA MBARË RAJONI

Panairi i librit, Sajam knjiga

PANAIRIN I 17-të I LIBRIT “ULQINI 2017” do të mbahet nga data 10 – 14 gusht 2017, në ambientin e bukur të Plazhit të Vogël, njoftojnë organizatorët. Panairi i Librit në Ulqin tashmë ka marrë karakterin e një manifestimi tradicional kulturor dhe organizohet për 17 vite me radhë, duke mbledhë në një vend botues, librashitës, shkrimtarë e personalitete të shquara të ... Read More »

Scroll To Top